Vasili: Lu dhe Yee folën drejt 
kryeministri përkthen shtrembër

Vasili: Lu dhe Yee folën drejt <br />kryeministri përkthen shtrembër<br>
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI- së, Petrit Vasili, ka reaguar për sa i përket deklarës së kryeministrit Rama në lidhje me deklaratën e ambasadorit amerikan, Donald Lu dhe atë të zyrtarit të lart amerikan, Hoyt Brian Yee, për sa i përket çështjes Tahiri, ku Yee ka folur ditën e djeshme në një intervistë, ku është shprehur se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin, por që nuk duhet të ketë as shënjestime elektrike.

“Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folën drejt e thanë: Akush s’mund të jetë mbi ligjin. Kryeminsitri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vet. Lu dhe Yee thanë të dalë e vërteta. Kryeministri i trembur i ngrin barrikadë dhe voton kundër të vërtetës që ajo të mbytet e të mos dalë. Amerikanët kanë folur qartë dhe drejtë, kryeministri në krizë përkthen shtrembër”, shkuran Vasili në një status të Facebook.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit:
Lu dhe Hoyt Yee folen drejt, kryeministri ne krize perkthen shtrember. Amerikanet Lu dhe Hoyt Yee folen drejt e thane:askush s'mund te jete mbi ligjin.Kryeministri ne hall doli mbi ligjin dhe beri gjyq politik,qe te mos gjykohen te tijte dhe ai vete.

Lu dhe Hoyt Yee thone:te dale e verteta.Kryeministri i trembur i ngre barrikade dhe voton kunder te vertetes qe ajo te mbytet e te mos dale. 

Hoyt Yee thote:mbeshtesim plotesisht prokuroret dhe gjykatesit.Kryeministri ne panik i sulmon pacipesisht ata dhe do qe ty mbylle gojen. Amerikanet kane folur qarte dhe drejte,kryeministri ne krize perkthen shtrember.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit