TIRANE- LSI, përmes kreut të grupit parlamentar të saj, Petrit Vasili, mohon mosmarrëveshjet mes Ramës dhe Metës, dhe hedh për debat një çështje tjetër, që për të është debati thelbësor: rritja ekonomike. Vasali tha për mediat se komunikimi mes kryeministrit dhe kreut të kuvendit, ka qenë normal dhe korrekt, teksa nuk nguron të rreshtojë defektet e këtij sezoni turistik.
“Rritja ekonomike është ajo që duhet të marrë përgjigje themelore dhe çdo debat tjetër është periferik dhe nuk mundet dhe nuk do të mund ta zëvendësojë dot këtë çështje” kështu deklaroi kryetari i grupit parlamentar të LSIsë Petrit Vasili në një prononcim për median. I pyetur drejtpërdrejt nëse mes Ramës dhe Metës ka apo jo një konflikt, Vasili ia faturoi këtë debat medias. “Përgjigjen për këtë çështje në mënyrë shumë të qartë dhe pa ekuivok zoti Meta e ka dhënë edhe në komunikimin e tij me mediat.
/Shqiptarja.com