TIRANE- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vizituar pasditen e së dielës të plagosurit e Pukës. Vasili ka shpehur mirënjohje ndaj ekipit të mjekëve që përballuan me sukses, profesionalizëm dhe gatishmëri këtë emergjencë.
Duke vënë theksin në rëndësinë që ngjarje të tilla të mos përsëriten, numri 2 i LSI ka kërkuar rivendosjen e rendit dhe të qetësisë nga Ministria e Brendshme.
“Partia Demokratike të lërë garën brenda partisë dhe të vërë në funksionim Ministrinë e Brendshme për të rivendosur rendin dhe qetësinë. Duhen të merren masa sa më parë për të parandaluar ngjarje të tilla. Ministria e Brendshme urgjentisht të vendosë rendin dhe sigurinë në vend”, u shpreh Vasili.
Gjatë tentativës së grabitjes me armë të dy familjeve në Qafë Qelë të Pukës, mbeten të plagosur Gjashtë anëtarë të dy familjeve, Kopani dhe Xhaferri nga Puka, ndërmjet tyre dy fëmijë 5 dhe 9 vjeç.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com