Vasili: Në parim pro Presidentit nga
populli, jo referendumit në 'Drejtësi'

Vasili: Në parim pro Presidentit nga<br />populli, jo referendumit në 'Drejtësi'
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim petrit Vasili është shprehur pro, në parim, të zgjedhjes së Presidentit nga populli, por kundër referendumit për reformën në Drejtësi.

Duke u bazuar në propozimet e bëra publike nga deputetja socialiste Mimoza Hafizi, sipas tij, duhet pasur kujdes, pasi nëse populli do të vendoste për zgjedhjen prej tij të Presidentit atëherë duhet të rishikohen edhe kompetencat e tij. Sipas Vasilit, kompetencat aktuale të Presidentit janë të cunguara.

Në parim jam dakort për zgjedhje nga populli, por jo në këtë moment. Të zgjidhet njëherë çështja e kompetencave dhe më pas duhet të vendoset nëse do të zgjidhet nga populli me kaq pak kompetenca që ka aktualisht” tha ai.

Duke u ndalur tek propozimi i dytë për referendum për Reformën në Drejtësi, Vasili tha se, me përfshirjen e 56 deputetëve, pra me një shumicë të thjeshtë, mund të ndodh siç ndodhi në Britaninë e Madhe dhe mund të sillen në vend situata të paqëndrueshme.

Propozimi kërkon një ulje të dukshme të mundësisë të deputetëve që e mbështesin. Edhe këtu çështja është delikate sepse ngjarjet më të rëndësishme na bëjnë të jemi të kujdesshëm përpara se të formulojmë opsione. Nuk duhet që të krijojmë paqëndrueshmëri të reja. Mekanizmat e nxituara mund të krijojnë paqëndrueshmëri të mëdha, situata të panjohura” tha ai.

Vasili shtoi se nuk paragjykohen këto dy propozime, por Venecia duhet të shprehet për këto dy propozime të bëra publike sot.

Përsa i përket deklaratës së deputetit të PS, Pandeli Majko për referendum dhe zgjedhje në një ditë për të vendosur, kreu i grupit të LSI deklaroi se “Nuk jam njohur sepse nuk kemi pasur propozim në tavolinë dhe nuk kam arsye dhe mundësi të komentoj pa u njohur në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë