Vasili: Në Shqipëri kemi
40 mijë diabetike të njohu

Ditë konkluzionesh dhe përfundimesh të thelluar e ka cilësuar ministri i shëndetësisë konferencën mbi diabetin mbajtur me rastin e mbylljes së javës sensibiliuese të kësaj patologjie. “Shërbimet tona përkatëse, shërbimi i Endokrinologjisë dhe shoqata përkatëse kanë bërë shumë në këtë drejtim, por mesazhi sot shkon tek qytetarët, të cilët duhet të jenë shumë të vëmendshëm ndaj çdo mesazhi që vjen nga sistemi shëndetësor, pasi ka të bëjë me mirëqënien e tyre”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Gjatë konferencës kombëtare për diabetin, mbajtur në Hotel 'Tirana International', u përcollën mesazhe sensibilizuese për qytetarët për despistim dhe kapjen në kohë të sëmundjes. Ndërkohë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje, duke u dyfishuar çdo 10 vjet. Në botë sot numërohen rreth 200 milion diabetikë dhe në vitin 2025 mendohet të jenë 330 milionë diabetikë, apo 6,3 % e popullsisë së botës. 

Diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 50%. Sa i takon Shqipërisë, prevalenca e diabetit në popullatën adulte është 1.25 %, që do të thote se kemi afërsisht 40 mijë diabetike të njohur. Në fakt, numri duhet të jetë 2-3 herë më i lartë, pasi në disa depistime të kryera në Tiranë (2004,2006, 2008, 2009,2010) prevalenca e diabetit të pa diagnostikuar ka qënë 3-4%, që do të thotë se në realitet shifra e përafërt e diabetikëve duhet të jetë 120-150 mijë. 

Mosha më e prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç. Rreziku i diabetit qëndron në faktin që po prek moshat që janë aktive për punë, ndërkohë që forma e diabetit 2 po takohet edhe tek fëmijët. Sëmundja e diabetit është e parandalueshme, ndërkohë që konsiderohet si një sëmundje me zhvillim të ngadaltë dhe shpesh të ‘heshtur’. Ndaj sensibilizimi, informimi i komunitetit për njohjen e diabetit merr një rëndësi të madhe.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen