Vasili: Nëse votat s’do ishin blerë
do kishim dyfishin e rezultatit

Vasili: Nëse votat s’do ishin blerë<br />do kishim dyfishin e rezultatit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ishte pjesë e një bashkëbisedimi me të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Rinore për Integrim në kampin e Jalës, ku ka diskutuar me ta në lidhje me aktualitetin politik në vend, si dhe për mundësitë që të rinjtë kanë të marrin vetëm fatet e vendit në dorën e tyre.

Vasili u shpreh se LSI-a arriti rezultatin e saj më të lartë në zgjedhjet e fundit, por sipas tij ky rezultat mund të ishte edhe më i mirë nëse nuk do të kishin ndikuar parët e drogës dhe të kriminelëve.

“Sot jemi në një situatë të re politike, jo për partitë që janë në qarkullim, por për situatën që prodhuan zgjedhjet. Është një fakt i padiskutueshëm që LSI-a arriti rezultatin e saj më të lartë ndër vite. Ky nuk është rezultati i vërtetë, pasi, në qoftë se nuk do të ishin zgjedhjet e drogës dhe kriminelëve, rezultati për LSI-në do të ishte dyfish”, tha Vasili, duke shtuar se opozita nuk është çështje numrash, por morali dhe se duhet qëndruar fort kundër padrejtësive që u bëhen qytetarëve nga një qeveri që është peng i interesave të shëmtuara.

“Megjithatë, ky është një rezultat shumë i mirë, i cili i përdorur si duhet, është një kapital i jashtëzakonshëm. Opozita nuk është çështje numrash, është çështje morali. Nëse je i vendosur qartë, nuk je i shitur dhe i blerë, nuk je i kapur dhe qëndron fort në çështjet parimore, mjaftojnë edhe 10 njerëz ta mbrojnë këtë çështje si duhet, dhe ajo bëhet çështje e të gjithëve", tha Vasili. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!