Vasili nxjerr dokumentin:Ja kush
e bojkotoi mbledhjen për buxhetin

Vasili nxjerr dokumentin:Ja kush<br />e bojkotoi mbledhjen për buxhetin<br>
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me projektligjin për buxhetin e vitit 2018, i cili u diskutua sot në Konferencën e Kryetarëve, por që u bojkotua nga opozita.

Vasili tha se opozita nuk mund të ishte pjesë në këtë shqyrtim për arsye madhore, sepse sipas tij, shteti është i kapur dhe është bërë njësh me trafikun e drogës e me trafiqet e tjera.

Megjithatë, kreu i grupit të LSI deklaroi se arsyeja themelore për bojkotin e opozitës ishte fakti se kryeministri Rama dhe kjo qeveri nuk ka të bëjë me asgjë me merakun e qytetarëve. Duke i quajtur qesharakë kolegët e PS, Vasili nxori një dokument, që sipas tij, tregon se kush e bojkotoi mbledhjen e sotme, që ishte pikërisht Rama.

"Dokumenti më i rëndësishëm që një qeveri, ose më mirë një Kryeministër paraqitet para vendit, është pikërisht ligji i Buxhetit të Shtetit. Gjithë të tjerët kanë rëndësinë e tyre, por fytyrën e qeverisjes e ka ky ligj.

Në mënyrë normale, opozita nuk mund të vazhdonte të ishte pjesë në këtë shqyrtim për arsye madhore, sepse shteti ëhstë i kapur, bërë njësh qeveria me trafikun e drogës dhe me tarfiqe të tjera por arsyeja themelore është se ky kryeministër dhe kjo qeveri nuk ka të bëjë me asgjë me merakun e qytetarëve. Foli për bojkot të qeverisjes. Nuk kam parë më qesharak kolegët e Rilindjes sesa kaq.

Jua tregoj se kush bojkoton. Ja dokumenti kryesor që Kryeministri firmos në një vend. Më i rëndësishmi i demostrimit të politikave qeveritare nuk është firmosur nga Edi Rama. Ky është bojkotuesi i madh. Kjo tregon neverinë e madhe që ka ai për popullin e vet. Nuk kemi parë dhe as kemi për të parë një bojkotim që një kryeministër i bën qeveritarëve. Kur ky bojkoton dokumentin e qeverisë së tij, mos ne kemi detyrë t’i bëjmë fresk?! Këtij që nuk ka kohë të të firmosë, të merret me këtë dokument?

Orë të tëra i caktoi vetes se sa mirë është të mbrosh trafiqet, sa mirë të dekorosh sallën e Kryesisë, por bojkoti më i madh është ky: Ky dokument nuk është i Kryeministrit tuaj. Ai nuk di gjë fare se çfarë ëhstë shkruar këtu. Mos e merrni seriozisht. Nuk do të gjeni rast tjetër se sa i përgjegjshëm është.  Këtu janë të shpërndara gjaku dhe djersa e mijëra bizneseve dhe ky efendikoi nuk ka kohë fare të merret me këtë. Ky bojkot që Kryeministri i ka bërë Buxhetit të shtetit është më i rrezikshmi, se ai nuk e ka fare në llogari popullin e tij", tha Vasili.

dokumenti
(Dokumenti i publikuar nga Petrit Vasili)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër