Vasili:ONM s'është më jo integriteti
po as edhe kozmetika e reformës

Vasili:ONM s'është më jo integriteti<br />po as edhe kozmetika e reformës<br>
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook’ lidhur me ONM.

Vasili shkruan se ONM nuk është më jo integriteti po as edhe kozmetika e reformës në drejtësi. Më tej shprehet se kryeministri Rama hodhi shortin për KLP dhe KLGJ dhe asgjësuan ONM-në. Sipas tij kandidatët e skualifikuar nga ONM si kandidatë pa integritet dhe jashtë kritereve do të shkojnë në Kuvend për votim.

Reagimi i plotë:

ONM nuk eshte më jo integriteti po as edhe kozmetika e reformes ne drejtesi. Kryeministri me te tijet hodhen shortin per KLP dhe KLGJ dhe asgjesuan ONM.

Operacioni Nderkombetar i Monitorimit te reformes ne drejtesi i perbere nga SHBA dhe BE dhe i vendosur ne kushtetute ishte garancia e integritetit te procesit te reformes ne drejtesi.

Kandidatet e skualifikuar nga ONM si kandidate pa integritet dhe jashte kritereve do te shkojne ne Kuvend per votim. Integriteti i reformes ne drejtesi ra per toke.

OMN jane perfundimisht jo integriteti por as edhe kozmetika e procesit te reformes ne drejtesi.

Drejtesia qe po krijohet eshte e kapur totalisht nga kryeministri dhe po realizohet ne drejtesi antireforma me e rrezikshme e pluralizmit.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Euro e mbyll korrikun me vlerën më të ulët historike, këmbehet me 100 lekë

Euro e mbyll korrikun me vlerën më të ulët historike, këmbehet me 100 lekë