Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh këtë të premte se opozita duhet të pranojë dialog pa kushtëzime për reformën në drejtësi.
Reagimi i LSI është në përgjigje të qëndrimeve të PD, të cilët kushtëzojnë rikthimin në tryezën e komisionit ad hoc e dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të deputetëve Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.
"Duhet një dialog i cili duhet të jetë dialog absolutisht pa paragjykime. Logjika e kushteve të pakapërcyeshme, kushteve të cilat patjetër duhet të flitet për dhe pa u tejkaluar ato nuk mund të shkohet përpara. Dialog do të thotë mirëkuptim, marrëveshje politike. Dhe ky është qëndrimi që mazhoranca ka qenë shumë e hapur në këtë drejtim dhe do të vazhdojë të jetë. Por sigurisht duhet të jetë një dialog ku dhe opozita nuk duhet të ulet me kushte, por nën frymën e Venecias", u shpreh Vasili.
Deklaratat e kryetarit të grupit parlamentar të LS, erdhi pas një takimi të njësisë së koordinimit të koalicionit që këtë herë ka qenë mjaft i ngushtë me praninë vetëm të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe dy krerëve të grupeve parlamentare të PS dhe LSI, Ruçi dhe Vasili.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA