Vasili: Opozitë të fortë Ramës 
tubime e dëgjesa me qytetarët

Vasili: Opozitë të fortë Ramës <br />tubime e dëgjesa me qytetarët
“LSI do të jetë në opozitë ndaj Ramës me tubime e me dëgjesa me qytetarët”. 

Është kjo deklarata që ka dhënë kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në emisionin "45 minuta" të gazetarit Denis Minga në Report Tv.

Po ashtu i pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me Partinë Demokratike, Vasili u shpreh se kjo do të jetë e sinkronizuar pasi të dyja partitë kanë një sinergji të njëjtë.
 
A do ta mbështesë LSI Erion Veliajn për mandatin e dytë?
I pyetur se cili do jetë qëndrimi i LSI ndaj një rikandimi të mundshëm të Erion Veliajt në zgjedhjet lokale të 2019-ës për Bashkinë e Tiranës, Vasili tha se në radhë të parë duhet parë nëse Rama do ta rikandidojë. 

"Në radhë të parë duhet parë nëse Rama do ta rikandidojë z.Veliaj", tha Vasili. 

PS spastroi nga administrata njerëzit e LSI
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, tha se PS ka spastruar nga administrata të gjithë njerëzit e LSI. 

Megjithatë ai thekson se fshesa në administratë dhe qëndrimi në opozitë për katër vitet në vijim nuk do e dëmtojnë LSI-në, pasi sipas tij kjo forcë politike ka kaluar vitë më të vështira që prej themelimit të saj në vitin 2004. 

"Largimet janë masive. Edhe në ëebin tuaj ka lajme të tilla për këtë gjë. Ne as jemi pajtuar dhe as nuk pajtohemi, por i gjithë investimi i nëj prej tre kushteve për integrimin europian ka qenë Shërbimi Civil. Sot nuk kemi ligj të Shërbimit Civil. Ka dalë lista e sekretarëve të përgjithshëm në të gjitha ministritë, është akti më i paparë, më i paprecedentë. Për drejtorët, ajo pjesë e pakët që na qenë, nuk është më. Ata janë të gjithë njerëz që vazhdojnë veprimtarinë e tyre politike me LSI-në.

Është PS, si parti klienteliste që rritet duke punësuar, ne s'e kishim bazuar këtu, ne s'kemi lindur me pushtet, nga 2004-a e deri në 2009 kemi kaluar 5 vite të vështira, e dini që edhe ligjet e kodet elektorale bëheshin kundër nesh. Qëndrueshmëria e LSI ishte se nuk ishte e bazuar te drejtori dhe nëpunësi, nuk i merr dot 250 mijë vota me 20 drejtorë
". 

Intervisat e plotë

Pse e keni kundërshtuar buxhetin të caktuar për organet e Vetingut duke patur parasysh që kërkesa e anëtarëve të Komisioneve ishin të ekzagjeruara ku kërkoheshin paga deri në 11 milionë lekë në muaj?

Ne jemi dakort me buxhetin për institicionet e pavaruara  të vetingut. Por nuk jemi dakort me reduktimin cka e bën të pamundur funskionimin e këtyre institucioneve. Përse PS nuk i krijon kushtet optimale Vetingut. Ne e kemi mbështetur votimin e Vetingut duke refuzuar edhe kërkesat e PD. Por ligji u miratua siç deshi PS.

Ligji përcakton deri kur rritet paga. Të gjitha nivelet janë të referuara në ligj. Nëse PS tha ne do të paguajmë mjafton që vetingu të funkionojë, dhe ne sot e presim nëse kërkon falje.Të gjitha propozimet janë në bazë të ligjit për organet e vetindit, atë që miratuam do ta zbatojmë. 

Keni deklaruar se do të paraqisni amandamente, cilat janë?
Amendamentet janë të thjeshta, do ripropozojmë atë që kanë kërkuar  institucionet, të miratohet, PS nuk ka të drejtë të bëj shkurtime.
Kjo reformë ka kosto dhe duhet përballuar, do koste finnaciare që drejtësia të  ringrihet.  
 
Sa herë flasim për vettigun, kemi parasysh ndërkombëtaret organika e ka marrë miratimin nga këta të fundit?
Askush nga faktori ndërkombëtar nuk e ka kundërshtuar.

As shkurtimin e punonjësve nuk e ka kundërshtuar?
Ne duam që drejtësia të jetë e pavaruar.Në tre akte në njërin prej tyre u miratua nga PS, në dy të tjerat nuk u miratua.
Duhet t’ju bëj përshtypje që atje ku drejton PS nuk ka ndryshime, ka dukshëm shenja politizimi.

Ju do të reagoni nëse do të ketë një drejtësi selective?
Ne kemi një mision që drejtësia e re të jetë e pavaruar, që politika të mos fut hundët në drejtësi. Piramida  e re gjyqsore nënkupton kontroll të brendshëm.

Aksioni politik  në seancë  e të enjtes nënkupton  bashkëpunim  me PD?
Logjika e përbashkët na con në sinkronizim edhe ata janë të shqetësuar për të njëjtat problem.
 
Sa i përket ligjit te mbetjeve dhe tërheqjes së PS cili është qëndrimi juaj?

Është një qëndrim mediokër pasi asnjë autoritet as PS nuk mund ta tërhiqte ligjin , kushdo që propozon një ligj  në momentin që votohet është pjese e legjislacionit dhe nuk ka askush autoritet ta tërheq. Rama  me forcë e kërkonte kalimin e ligjit për mbetjet.Me forcë e kërkonte lulëzimin ekonomik të Shqipërisë  dhe lulëzimin e shihte përmes importit të mbetjeve.

Minisitria e Energjitikës do të ngarkohet për ligjin e mbetjeve cfarë qendrimi do keni?
Nuk e di qëndrimi i prerërështë se në këtë mënyrë që funskionon shteti do të ishte një gabim i pafalshsëm që të fuste edhe plehrat në Shqipëri  do të ishte fundi I vendit

Ju e votuat herën e parë?
Po por na u dhanë siguritë se ishin bërë të gjitha konsultimet, na thanë gënjeshtra.
Kur ligji u miratua dhe cdo gjë doli sheshit se nuk kishte konsultim, nuk kishte kontroll kjo tregoi të vërtetën dhe ne ishim jo futjes së plehrave në Shqipëri.

Shoqëria civile është kundër cdo lloj importi, LSI c'mendim ka?
Sistemi I kontrollit në vend  me këto boshllëqe e bën qendrimin e AKIP korrekt. Pa kontroll nuk mund të vendoste Shqipëria përpara një aventure që prek shëndetin e të gjithëve.

Disa drejtorë të LSI kanë dhënë dorëheqjen cili është regaimi juaj?
Mediat kanë përcjellë sesi kanë dalë listat sekretarëve. Kemi ngritur grupin përkatës kemi informuar komsionin evropian për shkeljet  flagrante pasi nuk ka më shërbim civil por politik.

Ka një numër të drejtorëve të larguar?
 Ata që ishin janë larguar ata që ishin përfaqësues LSI janë ende me LSI.

Sa i përket votimit në Kuvend të Rucit, ju nuk votuat?
Ruci nuk e meritonte votën tonë,

Kishit merak për rrjedhje vote?
Nuk kemi vuajtuar nga kjo gjë jemi parti kompakte. Një parlament i drogës nuk e meritonte votën tonë. Këto ishin zgjedhjet të shkatërruara.

Si po e drejton Ruci Parlamentin?
Jam indiferent, nuk më krijon përshtypje.

Si e shihni Qeveria Rama 2 ?
Kemi një qeveri të destrukturuar. Kërkojmë të dimë se cfarë janë ministritë janë krijuar konglomerate. Qeveria shkrin minisitrin e integrimit ndërsa integrimi është një proces i komplikuar. 
 
Aksioni juaj opozitar, në raport me qeverinë, do të veproni me interpelancë?
Me të gjitha,  me depozita ligjore me të gjitha instrumentet, edhe me veprim aksion në terren. Cdo instrument tubime , me dëgjesa me të gjitha.

Si e keni bashkëpunimin me Bashën a do të keni bashkëpunim me të?
Nuk ka një bashkëpunim të institucionalizur por ka raste të sinkronizuara të qëndrimeve . Kjo ka bërë që qëllimet të jenë të njëjta sinergjia është e njëjta

Si do të jetë ky bashkëpunim?
Do të jetë më i kordinuar, është një marrëdhënie e dyanshme që nuk varet vetëm nga një anë.

Është një personazh nga radhët e PS që ju keni marrëdhënne të mira me kryetarin e Bashkisë Veliaj?
Ne e shohim me punën dhe shërbimet që u ofron qytetarëve  ne kemi një marrëdhënie konstruktive të gjitha nismat e Bashkisë që janë pozitive nuk kemi pse të mos i mbështesim. Nuk kemi një marrdhënie të paragjykuar.
Si qytetar  ndryshimet nuk më kanë ardhur te dera e shtëpisë.

Do ta mbështesni në zgjedhjet e 2019, Veliaj është shprehur se do të garoj?
Nuk e di.  Nuk e di nëse vetë Veliaj do të garoj. Vendimin për të përcaktuar se kush garon e vendos Rama.Vendimin për Erion Velian do ta marr Rama.
 
 


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë