Vasili: Organet shqiptare të hetojnë
rastet e lidhura me Parajsat Fiskale

Vasili: Organet shqiptare të hetojnë<br />rastet e lidhura me Parajsat Fiskale
​Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, në një prononcim për mediat, komentoi skandalin e publikuar nga “Panama Papers”, në të cilin rezultoi e përfshirë edhe kompania koncesionare e markimit të karburanteve GFI Albania.

Vasili, pa përmendur drejtëpërsëdrejti emra konkretë, tha se organet shqiptare të hetimit duhet të jenë të vëmendshme për të hetuar çdo ngjarje dhe informacion që lidhet me parajsat fiskale.

"Ka edhe informacione që vijnë nga media botërore ku dhe segmente shqiptare janë të përfshirë në çështjet për shfrytëzimit apo të shpërdorimit për qëllime të pasurimit të paligjshëm në parajsat fiskale siç është rasti i Panamasë. Por mendoj që organet e hetimit shqiptar duhet të jenë absolutisht shumë të vëmendshëm për të hetuar çdo ngjarje, çdo informacion, nga çdo lloj burimi që ai vjen, për të gjitha këto lloj ngjarjesh që lidhen me këto parajsa fiskale, në Panama, në Qipro, në ishujt Bahamas, në Dubai, në Monako e gjetkë. Pasi është fare e qartë që burimet e paligjshme dhe mënyrat e pastrimit të parasë apo të evazionit të madh fiskal kanë në këto mjedise, në këto të ashtuquajtura parajsa fiskale, mundësi për të devijuar paratë, që të cilat janë detyrime ndaj fiskut shqiptar, apo për të financuar aktivitete të tjera, ndaj edhe këto hetimit duhen të shtrihen," deklaroi Vasili në një prononcim për mediat.

Duke marrë shkas nga skandali në fjalë, Vasili u shpreh se nisma konkrete e ndërmarrë nga një grup i deputetëve të LSI-së mbi ndryshimin e ligjit të koncesioneve, është një qëndrim i qenësishëm mbi transparencën e koncesioneve. Sipas tij transparenca është përgjigjja e vetme në këto raste.

Prononcimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi