Vasili për PDIU: Nuk jemi xhelozë që
kjo parti ka sukses në skenën politike

Vasili për PDIU: Nuk jemi xhelozë që<br />kjo parti ka sukses në skenën politike
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili teksa ka folur në Konventën e Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet ka thënë se LSI nuk ëhstë xheloze për suksesin e kësaj partie në skenën politike.

Nga ana tjetër, duke u ndalur tek çështja çame, ai ka thënë se LSI ndjen kënaqësi që çështja çame është ngritur në nivele të larta.Sipas tij Meta e ka ngritur këtë çështje që në vitin 2001 në Athinë, por deri tani nuk është zgjidhur.
 
Është kënaqësi që çështja çame sot është në këtë nivel, në rrugëtimin prej gati 15 vitesh, që kur Ilir Meta asokohe Kryeministër e ngriti për herë të parë si çështje në Athinë këtë gjë, dhe deri në ditët e sotme kur kjo marrë një ndjeshmëri tepër të lartë. Ne i urojmë me gjithë zemër suksese PDIU-së dhe njohim vështirësitë me të cilat përballet një parti në rrugën e saj të rritjes, pasi me të tilla vështirësi është përballur edhe LSI në fillimet e saj. Ne jemi të lumtur, dhe nuk jemi xhelozë që PDIU të ketë një sukses në skenën politike. PDIU përfaqëson një parti mike, e cila ka mbështetur shumë nisma e reforma, që nga ndarja e re administrativo-territoriale, deri te dekriminalizimi, etj.”, - deklaroi Vasili.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi