Vasili për Ramën: Ka lajthitur
mendon vetëm për shtet-tepsinë

Vasili për Ramën: Ka lajthitur<br />mendon vetëm për shtet-tepsinë<br>
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të Edi Ramës lidhur me ndëshkimin e punonjësve të administratës publike shqiptare që nuk u shërbejnë qytetarëve.

“Ruhuni dhe nga qytetarët e pafuqishëm. Je i vdekur, je i mbaruar, nuk të mban më në karrige asgjë, nuk ka kushëri që të mban më aty. Kemi 35 punonjës hipotekash në derën e Prokurorisë, që i ka dërguar ai numër qytetarësh që ka reaguar, që nuk ka pranuar më të zvarriten”, deklaroi kryeministri.

Por Vasili ka shkëputur një tjetër pjesë nga fjalimi i tij.

Ja lexojeni kryeministrin e lajthitur se ç'thotë shkruan deputeti në Facebook dhe përcjell pasazhin e mëposhtëm:

‘Të marrësh 3 minuta, në vend se të kërkosh mik, në vend se të japësh lekë apo zgjidhja të vjen në rrugë të vjetra, ti e zgjidh vetë problemin tënd duke futur mik qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ministren e qeverisë për sektorin.’

Sipas Vasilit kjo dëshmon se Rama ka degraduar dhe se ka në mendje vetëm shtet-tepsinë.

Statusi i plotë i Vasilit në Facebook:

Kryeministri i degraduar antishtet njeh vetëm MIKUN, jo ligjet.

Kryeministri antishtet, i kapur dhe i kriminalizuar, e urren që të ndërtojë shtet që funksionon me ligje dhe rregulla.

Kryeministri i falimentuar i Rilindjes ka vetëm një gjë ne tru: "SHTETIN E MIKUT".

Këtë antishtet e urrejnë shqiptarët.

Qytetarët nuk duan të fusin mik as shtetin e falimentuar e të korruptuar të kryeministrit dhe as gjithfarë sekserësh të pacipë.

Qyetarët duan thjesht standarde e ligje dhe zgjidhjen e problemeve ne baze te tyre pa nevojen e askujt.

Kryeministri i degraduar ka ne mendje vetem shtet-tepsine private te tij, ku ai dhe ministrat e tij per sevap ju zgjidhin ndonje hall njerezve, ne nje kohe qe ua kane per detyrim te madh.

s.k/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore