Vasili për A1 Report: PD kapriço
fëminore, dekriminalizmi demagogji!

Vasili për A1 Report: PD kapriço<br />fëminore, dekriminalizmi demagogji!
TIRANË - Partia Demokratike në rastin konkret nuk di se çfarë kërkon sepse atë që quhet marrëveshje politike ne këtë marrëveshje e kemi mbyllur në dhjetorin e vitit që shkoi dhe besoj që nuk ka nevojë për deklarata mbi deklarata të njëpasnjëshme për të rithënë e rithënë vullnetin politik." - Kështu i është përgjigjur mazhoranca kërkesës së opozitës për nënshkrimin e një pakti që mundëson verifikimin e kandidatëve në këto zgjedhje.

Në një intervistë për A1 Report nënkryetari i LSI Petrit Vasili i konsideron kërkesat e PD si demagogji dhe kapriço fëminore të ditës së hallit dhe këtë ai e lidh me faktin se nga njëra anë opozita kandidon persona me rekorde kriminale dhe nga ana tjetër hiqet e shqetësuar për procesin e dekriminalizimit.
 
“Çfarë vullneti kërkojnë nga ne ndërkohë që shprehja e vullnetit duhet të shoqërohet me shembuj ku shembujt më negativ për këtë çështje i jep po vetë opozita më e interesuara për dekriminalizimin kandidon kandidatë me rekorde kriminale natyrisht ky fakt është një fakt emblematik na rrëfen qartë se këtu kemi të bëjmë me një demagogji politike një takticizëm për të mbajtur të karikuar situatën politike por e cila siç e shikoni nuk zë vend në opinion. Se në opininon flitet me veprime konkrete dhe qëndrime konkrete veprimi ligjor mungon absolutisht lista më e pastër në mënyrë absolute duhet të ishte e opozitës qëllon pikërisht ajo që ka një problem të tillë shumë të madh brenda vetes.”- u shpreh Vasili

Vasili thekson se mazhoranca është e gatshme të mbështesë çdo nismë ligjore që vjen për diskutim në tryezën e komisionit të posaçëm për dekriminalizimin.
 
“Në komisionin përkatës nismat që do të propozohen atje jemi të gatshëm t’i diskutojmë jemi të hapur që çdo ndryshim ligjor i cili na shërben dhe na çon drejt një pastrimi të vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të politikës është i mirëpritur nga ana jonë. Marrëveshje mbi marrëveshje domethënë që PD të heqë hallin që ka, ne nuk jemi riparues të problemeve të Partisë Demokratike, ne jemi forca politike që institucionalisht mbështesim nismat që kanë përmbajtje.”-
tha Vasili.
 
Sipas Vasilit edhe në dhjetor kur u nënshkrua marrëveshja mazhorancë-opozitë, PD u kthye në Kuvend vetëm e vetëm për të mos humbur mandatet. Ndërkaq nënkryetari i komisionit për dekriminalizimin, Taulant Balla ka sqaruar për A1 Report se PD nuk ka dorëzuar asnjë nismë konkrete apo pakt.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve