Vasili për naftëtarët e ARMO:Shteti
ka dalë nga shinat e qeverisjes

Vasili për naftëtarët e ARMO:Shteti<br />ka dalë nga shinat e qeverisjes<br>
Në një diskutim me gazetarët Kryetari i grupit parlamentarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me çështje e protestueseve të ARMO-s që nuk janë paguar për disa muaj. Protestuesit u nisën ditën e djeshme në këmbë për të ardhur në Tiranë për të protestuar para Ministrisë së Energjetikës për të kërkuar rrogat dhe sigurimet shoqërore.

Fjala e plotë:

Është moment i dhimbshëm për protestuesit e Naftëtarëve të ARMO të Ballshit. Shteti ka dalë nga shinat e qeverisjes, njerëzit duhet të dalin të protestojnë. Nuk ka respektim të ligjit, veprohet me dy standarde për miqtë e Edi Ramës dhe nga ana tjetër protestuesit që kërkojnë bukën e gojës, ata kanë punuar në uzinë meritojnë të paguhen, por ky është shteti.
 
Nëse do kishte rregulla dhe ligje nuk do detyroheshin naftëtarët të dilnin protestë. Ata mbijetojnë me atë rrogë, janë në vështirësi. Kjo është një qeveri e shurdhët dhe klienteliste. Siç e keni vënë re opozita bashkë me qytetarët po kërkojnë zgjidhjen e problemeve por shteti nuk ekziston.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit