Vasili: Politika prodhon lajme por
jo zgjidhje dhe pse i ka mundësitë

Vasili: Politika prodhon lajme por<br />jo zgjidhje dhe pse i ka mundësitë
Integrimi i të miturve të dënuar të cilët pas kurseve profesionale kanë mundur të punësohen është një shembull se si politika shqiptare duhet të ndjek për të gjetur zgjidhje të problemeve në momente të vështira.
 
Ishte ky mesazhi i ministrit të drejtësisë Petrit Vasili njëherazi kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim në përfundim të aktivitetit me drejtorin e shërbimit të provës.
 
Vasili paralajmëroi se deri në mesnatë politika do prodhojë lajme me bollëk por pa folur konkretisht nëse do të ketë konsensus mes mazhorancës dhe opozitës të cilët prej disa javësh janë në negociata mes tyre.
 
"Politika e ditës, prodhon shumë lajme por nuk prodhon zgjidhje. Kjo e sotmja ishte një shembull sesi dëshira e mirë mund të prodhojë zgjidhje të vështira siç ishte rasti i këtyre fëmijëve, mendoni sa e lehtë është zgjidhja nga politika shqiptare që i ka të qarta gjërat në tavolinë", tha Vasili.
 
Në tre vite shërbimi i provës ka mundur të rehabilitojë nëpërmjet formimit profesional dhe punësimit 150 të mitur të cilët kanë pasur probleme me ligjin ndërsa prej kësaj jave në fuqi është futur dhe Kodi Penal për të mitur i cili dënimin me burg e sanksionon si masën e fundit që mund të aplikohet.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)