Vasili: Qëndrimi i  Nishanit për
Gjykatën e Lartë na surprizoi!

Vasili: Qëndrimi i  Nishanit për<br />Gjykatën e Lartë na surprizoi!
TIRANE - Mos dekretimi i ligjit të ri për Gjykatën e Lartë nga Presidenti Bujar Nishani, që parashikonte mes të tjerash ngritjen e një këshilli të posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtare, ka përballur mazhorancën më një surprizë, e kjo për faktin sepse presidenti jo vetëm që ka pasur dijeni për ngritjen e këtij Këshilli por edhe ka dhenë parimisht dakordësinë e tij që mesa duket e ka thyer më pas atë.

Në një intervistë për A1 Report numri dy i LSI Petrit Vasili sqaron se vakanca prej një kohe të gjatë në Gjykatën e Lartë sjell vështirësi në punën e këtij institucioni.

"Për këtë nisëm Presidenti ka pasur dijeni ka pasur edhe një dakortësi parimore për këtë çështje dhe ne jemi vërtet të suprizuar nga ky qëndrim i Presidentit aq më tepër situata në drejtësi është shumë delikate, Kritike dhe kërkon zgjidhje të shpejta. Justifikimi që unë kam një legjislacion ekzistues e tjera, është i lehtë për tu kuptuar që nuk është një arsyetim i qëndrueshëm sepse ligji është votuar me 84 vota në parlament." shprehet Vasili

Në vakancë prej kohësh gjendet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve por për këtë nënkryetari LSI Vasili shprehet se së shpejti do të nisë puna për ta plotësuar pasi në këto zgjedhje vendore nuk mund të shkohet më një institucion zgjedhor të gjymtuar.

Lidhur me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për plotësimin e vendeve dhe problematikave të tjera të cilat kanë lidhje me këtë komision, do jenë të gjitha zgjidhje të koordinuara dhe plotësisht të dakortësuara politikisht nga mazhoranca. Plotësimi i tij është natyrisht është një provokativ e domosdoshme sepse zgjedhjet e ardhshme që na presin kërkojnë një Komision Qendror serioz dhe të plotësuar në të tëra elementet e tij për të garantuar zgjedhje korrekte dhe të standardëve ndryshe do kishim një gjymtim të standardëve. 2013 na vuri përballë një emergjence të detyruar por kjo emergjencë tashmë duhet kapërcyer." tha Vasili

I pyetur për marrëveshjen mazhorancë-opozitë ku një pikë e rëndësishme ishte edhe dekriminalizimi i Parlamenti Vasili thotë se me nisjen e sesionit të ri parlamentar do përcaktohet edhe forma se si do të zgjidhet kjo çështje. 

"Nuk kemi asnjë paragjykim për formën e zgjidhjes së sajë pra a duhet të kemi patjetër një ligj, rezolutë por kemi një vullnet të shprehur për çështjen por në parlament do të dakortësohet se si ky problem merr zgjidhje, se si ky problem merr një mënyrë që i qetëson të gjithë." u shpreh ai

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani