Vasili radhit arsyet:Ja përse duhet
të vini në protestë kundër Ramës

Vasili radhit arsyet:Ja përse duhet<br />të vini në protestë kundër Ramës<br>
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili u ka bërë një thirrje të fundit të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë nesër në protestë kundër qeverisë Rama. Vasili i fton shqiptarët që të bashkohen “kundër derrave të kënaqur të qeverisë”.

Nga tenderat, te  varfëria, spitalet, kanabisi, krimi, por edhe shumë kauza të tjera janë arsye sipas LSI për të protestuar dhe rrëzuar qeverinë Rama nga pushteti vetëm pak muaj pas marrjes së mandatit të dytë. Nesër në orën 12:00 opozita do të zhvillojë protestën kundër qeverisë Rama para Kryeministrisë.

STATUSI I PETRIT VASILIT
Te gjithë bashkë në 27 janar kundër derrave të kënaqur të qeverisë.

Në 27 janar protestojmë kundër varfërisë.

Kundër atyre, që u bëjnë presion të varfërve me bukën e gojës.

Kundër atyre, që kanë zaptuar qeverinë e nuk bëjnë asgjë, por grabisin paratë e shqiptarëve me koncesione e tendera.

Ata, që lenë naftëtarët pa bukë dhe tallen me hallin e tyre, që lenë mijëra të rinj rrugëve pa punë e pa shpresë, që i detyrojnë mijëra gra e burra të Shqipërisë të braktisin këtë vend të bekuar dhe të enden në mëshirë të fatit në dhe' të huaj.

Ata, që me arrogancën e derrave të kenaqur e të panginjur e shkretuan këtë vend dhe ua bënë dhuratë një dore oligarkësh.

Protestojmë, që ilaçet dhe jeta që janë e drejtë e çdo qytetari të mos shndërrohen në sevap të një kryeministri mizor e të pashpirt.

Protestojmë, që arsimi publik të mos jetë shfrytëzuesi pa mëshirë i studentëve dhe familjve të varfra, duke u rrëmbyer edhe lekun e fundit për t'ia dhuruar privatëve.

Protestojmë, që drejtësia të jetë njëlloj për të gjithë dhe jo një drejtësi që fal kryeministrin dhe burgos të varfërit derisa lenë dhe jetën burgjeve.

Protestojme qe policia te luftoje kriminelet e trafikantet dhe jo protestuesit e thjeshte.

Protestojme kunder atyre qe mbushen shkollat e femijve me droge.

Protestojmë kundër kryeministrit, që mbush me plehra Shqipërinë.

db/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane