Vasili-Ramës:Lum ministrat që
tallen me ty! Ku ishe kur ...?

Vasili-Ramës:Lum ministrat që<br />tallen me ty! Ku ishe kur ...?<br>
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për platformën bashkëqeverisëse. Vasali shkruan në ‘facebook’ se Rama na tha sot se as ushtria që ka në Kryeministri nuk i ka kthyer përgjigje ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.

Më tej, ai bën një sërë pyetjesh, që sipas tij, janë shumë të vështira për shkollëpaktin. Ndërsa shton se nesër Rama do të thotë një budallallëk tjetër, siç bëri me TVSH për biznesin e vogël.

"Kryeministri, qe s'i kthen as pergjigje popullit, do qe te beje aleance me te. Ky kryeministri na thote qe as ushtria qe ka ne kryeministri nuk i paska kthyer pergjigje hic ankesave dhe kerkesave te qytetareve.

Po kush i ndali?Po milionat e harxhuara per platformen?Po qindra rroga per vegjetuesit komentatore brenda kryeministrise?Po ky vete ku ka qene,ku ka vegjetuar tere keto vite, qe si paska pare vartesit se si nuk ja varin hic popullit?Po timonin a e kishte vete?Po aleancen me popullin,qe e paska perbuzur po vete, a do ta beje?

Shume pyetje keto, edhe te veshtira shume per shkollepaktin.. Neser do thote edhe per kete ndonje budallek tjeter, sic beri me TVSH e biznesit te vogel, qe ca dite kur e vuri tha e ç'nuk tha, pastaj kur e hoqi e qepi gojen. Cte beje tjeter kur nuk kupton?E thjeshte fare:lexon e thote vetem ç'ti shkruajne. Lum ata ministra, qe tallen me te", shkruan Vasili.

vasili fb

(Postimi i Petrit Vasilit)

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës