Vasili: Rama anti-amerikan dhe
anti-hebre, ambasada s’e sheh

Vasili: Rama anti-amerikan dhe<br />anti-hebre, ambasada s’e sheh<br>
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar i revoltuar ndaj ambasadës amerikane në Tiranë, që sipas tij nuk po mban qëndrim për kryeministrin Edi Rama, i cili sipas deputetit opozitar ka shfaqur qartë se është anti-amerikan dhe anti-hebre.

Vasili i bazon këto dy akuza, te votimi i Shqipërisë në OKB për të mos njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, ndryshe nga SHBA-të dhe te deklarata e djeshme e Ramës kur për dori termin “çifut” duke iu referuar hebrenjve.

Statusi i Vasilit në Facebook

Kryeministrin egersisht antiamerikan dhe antihebre ambasada amerikane nuk e sheh....

Dje ne mes te parlamentit kur diskutohej rezoluta amerikane e presidentit Trump per Jeruzalemin dhe vota antiamerikane e qeverise,kryeministri foli me gjuhen e nje nazisti dhe i quajti hebrenjte ÇIFUTE.

Moralisht dhe politikisht mbas nje ngjarje kaq te rende nuk duhej te ishte më sot kryeministri i Shqiperise.

Te gjithe pritën qe ambasada amerikane te reagonte shume fort per kete gjuhe te eger antisemite te kryeministrit.

Ambasada nuk foli......!?Ajo foli.....dhe u shfaq vetem ne darke e vone, "e lumtur" qe kryeministri votoi kunder ONM dhe kandidatet e rrezuar prej saj,pra prej vete Amerikes, tani do te bejne drejtesine e kryeministrit antiamerikan dhe antihebre.

s.k/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie