Vasili: Rama bëri qeveri turistike
nuk kupton hiçgjë nga shteti

Vasili: Rama bëri qeveri turistike<br />nuk kupton hiçgjë nga shteti
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vaili ka reaguar pas deklaratave të Ramës për shkrirjen e disa ministrive dhe projektet për mandatin e dytë me qeverinë e re.
 
Sipas Vasilit, Rama po kavërdis ministritë, që i ka pasur po vetë me njëra-tjetrën, sepse s'di ç'të bëjë dhe ka dështuar.
 
Vasili merr shembull ministritë e Shëndetësisë, Teknologjisë dhe të Punës, që sipas tij janë investuar miliona euro.
 
“Shkollëpakti kryeministër në krye të qeverisë turistike. Ky shkollëpak kryeministër meqënëse aq di, bëri një qeveri turistike me shpresë që të vazhdojë të bëjë turizëm edhe disa vjet.
 
Ky turist kryeministër po kavërdis ministritë, që i ka pasur po vetë me njëra-tjetrën, sepse s'di ç'të bëjë dhe ka dështuar.
 
Shkollëpakti investoi mbi 100 milionë euro në Ministrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe tani e shkriu, sepse ka dështuar.
 
Miliona euro për Ministrinë e Punës dhe e shkriu, sepse ka dështuar. Destrukturoi Ministrinë e Shëndetësisë kryq e themel, sepse ka dështuar.
 
Shkriu e ngriu pa asnjë kuptim dhjetëra inspektoriate, sepse kanë dështuar.
 
Thjesht fare...Ky s'kupton hiçgjë nga shteti se dihet që aq shkollë ka(...)dhe s'ia thotë hiç të shkruajë apo të lexojë një shkresë dhe e di dhe vetë që ka dështuar.
 
Lum ata, që e tallin atë dhe i propozojnë të tilla çmendurira dhe mirë e kanë, në fund të fundit ata e dinë që ky shkollëpakti do ta pësojë e ata do të dalin pa lagur..
. ” shkruan Vasili.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni