Vasili: Rama në krye të turpit,
nuk e bën dot Vettingun

Vasili: Rama në krye të turpit,<br />nuk e bën dot Vettingun<br>
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, teksa është ndalur te vendimi i bashkisë për zëvendësimin e palamve në autostradën Tiranë-Durrës. Vasali thekson se kryeministri nuk bën dot Vettingun e palmave të autostradës, sepse është vetë shkaku.

Ai shkruan në ‘facebook’ se palmat e autostradës u asgjësuan, duke shpërdoruar e vjedhur qindra milionë lekë. Sipas tij, ky kryeministër flet 48 orë në ditë për Vettingun, por nuk e bën dot.

“Kryeministri nuk e ben dot vetingun palmave te autostrades, sepse eshte vete shkaku!!! Palmat e autostrades Tirane-Kashar u asgjesuan. Qindra milion leke te vjedhura dhe shperdoruara. Te gjithe presin qe fajtoret te pergjigjen, sepse kane emer. Ky kryeministri flet 48 ore ne dite per vetingun. A do ta beje vetingun e palmave? Apo meqenese eshte vete ne krye te ketij turpi nuk e ben dot. Jo jo, nuk e ben dot....”, shkruan Vasili.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme