Vasili: Rama pati policinë
vetëm, na mbyti me drogë

Vasili: Rama pati policinë<br />vetëm, na mbyti me drogë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i është përgjigjur sot Edi Ramës, i cili gjatë mitingjeve elektorale në Roskovec, Mallakastër apo dhe nga "Komunikimi Javor" insistoi për vota drejt PS-së në mënyrë që të qeverisë e vetme pas 25 qershorit. 

Vasili ka thënë përmes një deklarate të shpërndarë për mediat se Rama pati policinë në dorë dhe e mbyti vendin me drogë. Vasili ka shtuar se Rama po të kishte qeverinë. gjërat do të kishin shkuar edhe më keq për vendin.

"Rama i do gjërat që t'i ketë vetëm. E pati policinë të gjithën vetëm dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë. Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë", u shpreh Vasili. 

Ditët e fundit tonet e fushatës elektorale kanë ardhur në rritje, ndërsa ato që bien në sy janë përplasjet në distancë mes PS dhe LSI-së, por nuk mungojnë as thumbimet e Lulzim Bashës në drejtim të ish aletatit të demokratëve.  

Edi Rama kërkon votë kundër partive të vogla në 25 qershor, për t'i dhënë fund, sipas tij, ndarjes së pushtetit në tepsi si dhe shantazheve e presioneve të partive të vogla për poste në administratë në këmbim të votave për reformat. Ndërsa nga ana tjetër, LSI akuzon Ramën se është ai përgjegjësh për dështimin e qeverisë në disa sektorë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan