Vasili: Rama po sjell piramidat
si në ’97, por flet për brekushet

Vasili: Rama po sjell piramidat<br />si në ’97, por flet për brekushet<br>
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka akuzuar Edi Ramën, se për faj të tij janë prishur kontrata me vlerën e 2 miliardë eurove dhe për këtë, sipas Vasilit, Shqipëria rrezikon të pësojë një kolaps financiar të njëjtë me atë famëkeq të vitit të mbrapshtë 1997.

Shkruan Vasili në Facebook:

Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97'.

Shqiperia rrezikon te paguaje rreth 2 miliard euro per prishjen e disa kontratave.

Kjo shume parash eshte nje termet financiar per ekonomine e vendit dhe per cdo shqiptar.

Eshte e barabarte me pasojat qe shqiptaret provuan deri ne palce me renien e piramidave financiare ne 1997.

Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, qe flet per gjithçka dhe per asgje hesht. Ky pergjegjes per kete situate katastrofike hesht. Ky mosreagues per zgjidhjen e situates, megjithëse eshte paralajmeruar zyrtarisht hesht.

Apo mendon ky se sikurse me drogen, qe pasi ky permbyti vendin i futi nje leter europes dhe lau duart, po keshtu do te beje edhe me keto miliarda qe rrezikon te paguaje Shqiperia dhe shqiptaret e varfer.

Mjaft u trembe, vri friken kryeministër dhe fol per 2 miliardet, pastaj fol per brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitetete te nje mendjehumburi.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari