Vasili publikoi një video ku Rama shihet të përdorë termin “çifutë”, teksa kritikonte opozitën.
Vasili e quajti Ramën nazist, pasi sipas tij, vetëm gjatë shfarosjes së hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore, Gjermania naziste e hitlerit i etiketonte me këtë term pexhorativ hebrenjtë.
Deklarata e Vasilit
“Sot në Parlament ka qenë një moment i veçantë dhe është diskutuar projekt rezoluta e paraqitur nga opozita, lidhur me votën skandaloze të qeverisë shqiptare kundër propozimit amerikan që lidhej me Jeruzalemin.
Ai ishte një qëndrim i paprnaueshëm, megjithatë në këtë moment delikat kur diskutohej kjo rezolut, ne jemi të gjithë të befasuar nga gjuha e tmerrshme e kryeministrit shqiptar, i cili përdori termin çifut për hebrënjtë, një term i përdorur vetëm nga nazistë, kur shfarosnin mijrë e mijëra hebrenj. Vetëm në gjuhën e tyre është dëgjuar të shqiptohet emri çifut.
Me keëtë gjuhë prej nazizkini Rama këkron të ndërtojë raportet me opozitën shqiptare dhe SHBA. Po me këtë gjuhë i drejtohet popullit mik dhe vëlla të Izraelit. Hebrenjtë kanë qenë gjithnjë miq të shqiptarëve. I vetmi që është jashtë vendit, jashtë kohës, në kohën dhe me psikologjinë e gabuar, në raport me Izraelin dhe SHBA, i vemti njeri i shtrembër në këtë mes është kryeministri shqiptar. Psikologjia prej naziskini e tij duhet të jetë një problem për të gjithë, sepse ai kërkon ta trajtojë popullin shqiptar siç trajtoheshin hebrenjtë nga nazistët” – tha Vasili.

VIDEO










