Vasili: Rama si shokët e byrosë,
tani e mori vesh që ka papunësi

Vasili: Rama si shokët e byrosë,<br />tani e mori vesh që ka papunësi
Referuar raporteve për çdo qark të vendit dalë nga dëgjesat e grupit të punës së Ramës, kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në faqen e tij në Facebook duke akuzuar kryeministrin.
 
Duke ironizuar, ai shprehet se kryeministri ynë, njësoj si shokët e byrosë vetëm tani mori vesh që Tirana ka papunësi dhe infrastruktura është copë-copë.
 
Vasili thotë se qytetarët prej katër vitesh dinë se Tirana nuk ka ujë, rrugë, shkollat nuk kanë ngrohje dhe që në dhjetra qoshe, sheshe e rrugë shpërndahet drogë.
 
Statusi i Petrit Vasilit
Kryeministri u kthye nga emigracioni, informojeni...
Para viteve 90' shokët e byrosë politike nuk e dinin që populli hante bukë me tollon dhe varfëria ishte kthyer në mjerim.
Sot, kryeministri ynë, njësoj si shokët e byrosë vetëm tani mori vesh që Tirana ka papunësi dhe infrastruktura është copë-copë.
Qytetarët prej katër vitesh dinë edhe shumë më shumë se ai:
-që Tirana vuan dhe për ujë;
-që dhjetra rrugë e trotuare edhe në zemër të Tiranës janë për turp;
-që në dhjetra qoshe, sheshe e rrugë shpërndahet drogë;
-që përpara çdo shkolle ka qindra prindër e gjyshër që presin fëmijët se s'ka siguri;
-që dhjetra shkolla s'kanë ngrohje etj etj.
Kryeministrit i duhet çuar haber më shpesh për çfarë ç'ndodh në Shqipëri pasi ai nuk ndodhet këtu, ndaj dëgjesat, alias dënglat, bëjani pa kursim që të njohë Tiranën tonë të paktën, se Shqipëria tjetër është larg shumë...



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!