Vasili-Ramës: I bie legenit
me Facebook e me dëgjesa

Vasili-Ramës: I bie legenit<br />me Facebook e me dëgjesa
Kryetari i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj dëgjesave të Kryeministrit Rama me qytetarët.

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në facebook, Vasili thotë se sjellja e maxhorancës ka tre emra: “Parazitizëm shtetëror, agjitacion e propagandë dhe impotencë për t'u dalë zot punëve”.
 
Postimi i plotë i Vasilit në facebook:
Këta të qeverisë duan t'u bëjmë opozitë, t'ua japim edhe zgjidhjet edhe t'i zbatojmë po ne, ndërsa këta vetëm do t'i bien legenit me facebook e me dëgjesa.
Këto përrallat e këtyre të maxhorancës kanë tre emra:
1.Parazitizëm shtetëror,
2.Agjitacion e propagandë
3.Impotencë për t'u dalë zot punëve
Tani kryeministri i vërtetë erdhi, ai po e bën helaq me të drejtë kryeministrin Rama nëpër dëgjesa, pasi i ka bërë punët për dreq.
Maxhoranca e ka kryeministrin e ri dhe le të çlirohet nga Rama, që i paska nxirë faqen, le të mos ta bëjnë këtë vetëm ata që po presin e po shtërzojnë për t'u bërë ministra.

vasili fb
    Postimi i Vasilit në facebook


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë