Vasili: Reforma me konsensus
nuk jemi Republikë ekspertësh

Vasili: Reforma me konsensus<br />nuk jemi Republikë ekspertësh
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili në një komunikim me mediat ka thënë sot se Reforma në Drejtësi nuk duhet të bëhet me eksperimente, pasi Shqipëria është republikë parlamentare ndërkohë që ka apeluar se ekspertët nuk duhet të mitizohen.

Sakaq, ai ka shtuar se kjo reformë duhet të miratohet me konsensus dhe sipas Komisionit të Venecias.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të LSI, tha kjo reformë nuk duhet të përdoret si një alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme, pasi i shërben 30 viteve të ardhshme.

Ai ka theksuar se, reforma duhet të jetë solide, pasi është domosdoshmëri për shqiptarët.

Reforma duhet të jetë solide. Është domosdoshmëri për shqiptarët për 30 vitet që vijnë. Një reformë e tillë parimore, konsensuale e sipas Venecias, mund të realizohet përtej çdo shantazhi e tentative për blerje deputetësh. Kjo reformë nuk mund të konsiderohet si një alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme, pasi është një domsodoshmëri për vendin. Shqipëria është republikë parlamentare dhe jo ekspertësh. Me kushtetutën e vendit, në emër të ekspertëve nuk mund të bëhen eksperimente. Ne votuam edhe për ‘Crown Agents’ por rezultati ishte i hidhur. Shinat në të cilat mund të ecë një reformë duhet të jetë me konsensus e respekton opinionin e Venecias”, tha Vasili.

Ai ka shtuar se opinioni i Venecias, si më i gjithëpranueshme, duhet të zbatohet pikë për pikë për këtë reformë.

“Kemi pasur e kemi qëndrimin që çdo zgjidhje duhet të respektojë Venecian, jo jashtë saj, pasi Venecias është i gjithëpranuar nga të gjitha forcat politike. Çdo zgjidhje që respekton këtë opinion është i pranueshëm. Një reformë konsensuale përjashton çdo lloj forme tjetër”, tha ai.

Prononcimi për mediat i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?