Vasili: Reforma në Drejtësi ra,sot
ditë shumë e keqe për vendin

Vasili: Reforma në Drejtësi ra,sot<br />ditë shumë e keqe për vendin<br>
Reagime të ashpra kanë ardhur nga radhët e LSI pas deklaratave të kryeministrit Rama për Tahirin, ku deklaroi votën e socialistëve kundër arrestimit të deputetit. Pas reagimit të Luan Ramës, ka ardhur dhe reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të LSI. Vasali shkruan në ‘facebook’ se Rama i është dorëzuar totalisht krimit dhe është bërë një me të.

Sipas tij, sot është një ditë shumë e keqe për vendin dhe Reforma në Drejtësi e këtij të inkriminuari në krye të qeverisë ka rënë. Më tej, ai shton se Rama e donte reformën në Drejtësi për të mbrojtur trafikantët dhe kriminelët që i mbështeste dhe i përdorte.

“Kryeministri i dorezuar totalisht tek krimi. Kryeministri njesh me krimin. Dite shume e keqe per vendin. Kryeministri i dorezuar, peng dhe sherbetor i trafikanteve dhe krimineleve sot e pranoi publikisht perpara gjithe shqiptareve kete. Reforma ne drejtesi e ketij te inkriminuari ne krye te qeverise sot ka rene. Kryeministri donte reforme ne drejtesi qe te mbronte trafikantet dhe kriminelet qe i mbeshteste dhe i perdorte dhe nje drejtesi tjeter qe godet pa meshire njerezit e zakonshem, te pambrojturit dhe te varfrit”, shkruan Vasili.

vasili fb

(Postimi i Petrit Vasilit në Facebook)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604