Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me Reformën në Drejtësi, për të cilën ai thotë se standartet që u synuan u rrëzuan dhe u nëpërkëmbën.

“Kandidatët e skualifikuar se nuk plotësonin kriteret duke dhunuar ligj e Kushtetutë u futën në listë e u votuan nga kryeministri”, shkruan Vasili në Facebook.

Petrit Vasili thotë se ONM ose prania e SHBA dhe BE u përbuz e u poshtërua nga kryeministri dhe milionat e shpenzuara janë shpërdorim pasi “Reforma në Drejtësi u katandis në një Drejtësi goglash fati”.

Statusi në Facebook i Petrit Vasilit
Antireforma e goglave te fatit ose fundi i reformes ne drejtesi.

Standartet e reja qe reforma ne drejtesi synoi, u rrezuan pertoke dhe u neperkemben.

Kantidatet e skualifikuar se nuk ploteson kriteret,duke dhunuar ligj e kushtetute u futen ne liste e u votuan nga kryeministri.

ONM ose prania e SHBA dhe BE edhe ne kushtetute si garanci e integritetit u perbuz e u poshterua nga kryeministri.Ate qe ONM tha kryeministri nuk e fishkelleu fare.

E gjithe reforma ne drejtesi degradoi turperisht thjesht si nje hedhje goglash apo nje bixhoz i rendomte.

Nje grup rrenuesish te reformes ne drejtesi me kryeministrin e inkriminuar ne krye shkaterruan dhe denatyruan endrren e shqiptareve per nje drejtesi te re te pakapur e te barabarte per te gjithe.

Milionat qe po shpenzon SHBA dhe BE jane shperdorimi me i madh dhe korruptiv i parave pasi reforma ne drejtesi katandisi ne nje DREJTESI GOGLASH FATI.

Er.K/Shqiptarja.com