TIRANE - Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përjashton mundësinë e ndryshimeve në radhët e ministrave të LSI-së. Lajmi konfirmohet nga kryetari i grupit parlamentar të kësaj force Petrit Vasili.
“Brenda radhëve të Lëvizjes Socilalise nuk diskutohet për ndryshime në qeveri” ka thënë Vasili.
Sipas tij, takimet e kryeparlamentarit Meta me 3 nga 5 ministrat e LSI-së, nuk kanë pasur një riformatim të mundshëm të kabinetit qeveritar, siç flitet në media.
Ndryshe nga Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili mendonte se tashmë reforma në drejtësi duhet të kalonte nga negociatat e ekpertëve në ato politke, Vasili mendon se politikanët duhet të ndërhyjnë vetëm në rast ngërçi.
Debatet mes palëve për këtë reformë zyrtari i lartë i LSI-së i konsideron normale, për aq kohë sa tryeza nuk devijon nga rekomandimet e Venecias.
Ai po ashtu shprehet kundër ndëhyrjeve politike në reformën në drejtësi. Kjo lëvizje sipas tij duhet të vijë vetëm në rast ngërçi në tryezën e ekpertëve. /Report Tv/
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO