Vasili sulm Xhafajt dhe Markut:
Arrestime për dyshime të paqena

Vasili sulm Xhafajt dhe Markut:<br />Arrestime për dyshime të paqena<br>
Kryetari grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në një status në Facebook duke komentuar marrëveshjen mes Xhafës dhe Arta Markut ditën e sotme. “Marrëveshja e Arta Markut me Fatmir Xhafën është si ALUIZNI i drejtësisë për të legalizuar dy drejtësi: një drejtësi të padënushmërisë për kryeministrin dhe një drejtësi për shqiptarët e thjeshtë” deklaron ai.

Edhe pse nuk e përmend konkretisht arrestimin e ish-drejtorit Xhika nga radhët e kësaj force politike, Petrit Vasili akuzon se “prokuroria, më keq e më zi se sigurimi i shtetit arreston të madh e të vogël edhe për dyshime të paqena”.

Statusi i Petrit Vasilit
Marreveshja Marku -Xhafaj legalizimii faljes se Rames me FB, mosarrestimit te Tahirit, i mosarrestimit te ministres qe ekstradon trafikantin. Prokuroria mbyll skandalin e Edi Rames i akuzuar se i beri thirrje policise qe te bente fushate elektorale per PS,e mbyll se sipas saj mjafton qe Edi Rama kerkon falje ne facebook.

Edi Rama ndalon arrestimin e Tahirit me nje mal me prova dhe prokuroria rri e veshtron. Ministrja e drejtesise dhunon ligjin dhe shperdoron detyren dhe ekstradon trafikantin dhe prokuroria nuk leviz gishtin. Po kjo prokurori me keq e me zi se sigurimi i shtetit arreston te madh e te vogel edhe per dyshime te paqena.

Marreveshja e Arta Markut me Fatmir Xhafen eshte si Aluizni i drejtesise per te legalizuar DY DREJTESI:NJE DREJTESI TE PADENUSHMERISE PER KRYEMINISTRIN DHE NJE DREJTESI PER SHQIPTARET E THJESHTE.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike