Vasili sulmon qeverinë si të mos
ishte pjesë e saj: E korruptuar!

Vasili sulmon qeverinë si të mos<br />ishte pjesë e saj: E korruptuar!
Lëvizja Socialiste për Integrim sulmon qeverinë “Rama” si të mos ishte pjesë e saj. 

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shkruan në rrjetet sociale se korrupsioni dhe klima e biznesit bëjnë që qeveria të marrë notën zero.

Ai i referohet një interviste të zv/presidentit të SHBA në Tiranë për një media të shkruar, e cila sipas tij vë gishtin në plagë.

Më tej, Vasili akuzon direkt kryeministrin për këtë situatë dhe i kujton se këtë radhë i ka vënë notën zero edhe vetë SHBA-ja

Postimi i Vasilit
Intervista e zëvendësambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.

Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon këmbanat e SHBA-së, qe foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.
Meqënëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: ZERO!

Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë.

vasili
(Statusi i Vasilit në Facebook)

Ky qëndrim i LSI-së vjen në një kohë kur ajo vijon të jetë pjesë e qeverisë me prezencën e ministrave dhe drejtuesve të tjerë në institucione, që prej shtatorit 2013.

Aktualisht LSI mban Ministrinë e Transporteve, Ministrinë e Integrimit, Ministrinë e Bujqësisë si dhe një numër të konsiderueshëm drejtorish.

Megjithatë, kjo marrëveshje vlen deri në shtator, kur edhe do të formohet kabineti i ri qeveritar pa LSI-në, pasi këtë gjë e diktoi vota e qytetarëve në 25 qershor. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët