Vasili sulmon Ramën:Gënjeve të
huajt pa u skuqur,je shembull i keq

Vasili sulmon Ramën:Gënjeve të<br />huajt pa u skuqur,je shembull i keq<br>
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas letrës që ky i fundit iu drejtoi liderëve të BE, ku i informonte për luftën ndaj baronëve të drogës.

Vasili shkruan në ‘Facebook’ se Rama gënjeu banalisht se fitoi mbi kanabisin, ndërsa tani po u kërkon ndihmë me letër evropianëve. Sipas tij, kryeministri është shndërruar në shembullin më të shëmtuar të mashtruesit publik.

“Kryeministri, qe genjeu banalisht se fitoi mbi kanabisin, tani po u kerkoka ndihme me leter europianeve. Kryeministri i Shqiperise eshte shnderruar ne shembullin me te shemtuar te mashtruesit publik.

Nuk la vulgaritet e banalitet pa nxjerre nga goja kunder cdo partie,individi,media te te gjitha llojeve shqiptare e nderkombetare,qe flisnin per drogen dhe efektin shkaterrimtar te saj per Shqiperine dhe shqiptaret.

Nuk la genjeshter,manipulim faktesh,ngjarjesh e raportesh per te mohuar,mbuluar dhe perdorur per pushtetin e tij dhe per te blere vota,kete tragjedi politike e sociale. Sot po ky kryeminister u dergon leter shteteve europiane per ndihme per drogen, qe po ky qe medemek e kishte "eliminuar" 99%".

Ja ç'thoshte ky kryeminister jo me larg se 2 jave me pare dhe kuptoni me mire cdo te thote genjeshtar qe as skuqet as zverdhet. Ja ç'thoshte kryeministri: “Ne e fituam betejën me kanabisin. Viti 2017 e nxorri vendin nga harta e zezë. Vetëm qorrat që nuk duan të shohin, shurdhët të dëgjojnë, apo kazanët që nuk duan të mësojnë", shkruan Vasili.

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot