Vasili sulmon Ramën: 
More zero në Trieste, ik!

Vasili sulmon Ramën: <br />More zero në Trieste, ik!
Ish-kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka shpërthyer në sulme ndaj Ramës.

Në një postim në llogarinë e tij në facebook, Vasili tha se Rama u vlerësua me notën zero në Trieste, pasi nuk mori dot asnjë projekt.

Ai shkruajti gjithashtu se Kryeministri bën tallava me dëgjesa nëpër sokaket pa ujë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste

Statusi i Vasilit në facebook
Rama, ky kryeministër kryeparazit.
Kryeministri e mori notën në Trieste dhe u vlerësua me notën zero, pasi nuk mori dot asnjë projekt.
Për shkak të Kryeministrit kryeparazit Shqipëria dhe shqiptarët nuk përfituan asgjë në Trieste.
Ky Kryeministri bën tallava me dëgjesa nëpër sokaket pa ujë, pa drita të Shqipërisë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste.
Ky vetë flet e vetë dëgjon, ky vetë bën humor të shpëlarë dhe vetë qesh, por notën nuk e ndryshon dot, notën e ka zero, rrumbullak si timoni që ka marrë.
Kush merr zero duhet të iki, duhet të spastrohet thotë ky kryeparaziti kryeministër për të tjerët, por le ta fillojë nga vetja meqë ky zeron e ka të vulosur dhe të çertifikuar se ia vuri gjithë Europa në Trieste, po presim...

vasili fb

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani