Vasili: Të vetmit kundërshtarë
të LSI, varfëria dhe papunësia

Vasili: Të vetmit kundërshtarë<br />të LSI, varfëria dhe papunësia
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shprehet se LSI nuk ka kundërshtarë politik në zgjedhjet e 25 qershorit. 

Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se dy rivalët që ka LSI janë varfëria dhe papunësia, ndaj të cilave, siç shton ai, LSI do të fitojë. 

"Kemi dy kundërshtare që duhet t’i mundin këto zgjedhje. Ato janë vetëm dy: varfëria dhe papunësia. Duhet t’i mposhtim patjetër ato”, thekson Vasili. 
petrit vasili status
(Postimi i Vasilit në Facebook)

Ditët e fundit, tre partitë kryesore në vend, PD, PS dhe LSI janë përfshirë në një garë polemikash se kush do të marrë primatin e forcës së parë në 25 qershor. 

Të tre këto subjekte kanë një synim, forcë e parë në zgjedhje, ndërsa PS ka shprehur hapur ambicien për të qeverisur me një timon, por për këtë i duhen minimumi 71 mandate në Kuvend, objektiv i vendosur ky nga Rama që në nisje të fushatës.   

Ndërkohë LSI ka ashpërsuar edhe tonet e fushatës, pas shkarkimeve të disa drejtorëve të emëruar prej saj, nga ministrat teknikë të PD-së, duke hedhur dyshime edhe për një komplos PD-PS. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët