TIRANË - Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka dhënë sot një konferencë për shtyp para gazetarëve me qëllim parësor gjendja kritike në Spitalin Ushtarak për shkak të mbingarkesës së pacientëve, si dhe mungesës së pajisjeve mjekësore prej të cilave rrezikohen jetë njerëzish.
"Një nga shqetësimet, të cilat na ka bërë të jemi së bashku sot në këtë komunikim është pa diskutim gjendja e vështirë, do të thosha kritike në të cilën ndodhet Spitali Ushtarak në Tiranë, do të vazhdoj ta quaj me të njëjtin emër me të cilin ai tradicionalisht është quajtur", ka theksuar Vasili kësisoj edhe mbështjetjen për mostjetërsimin e spitalit nga ushtarak në civil.
"Ky shqetësim madhor i yni vjen, sepse në këtë spital funksionon shërbimi kombëtar i traumës dhe ngarkesa në mënyrë të veçantë në këto ditë për shkak edhe të rritjes në mënyrë të jashtëzakonshme të fluksit të turistëve, por edhe të lëvizjes së njerëzve në përgjithësi është shtuar në mënyrë të jashtëzakonshme", ka shtuar Vasili, duke vënë alarmin në disa aspekte themelore si më poshtë:
MJEKËT E USHTARAKUT KANË BËRË MREKULLI
"Një realitet të një kolektivi mjekësh dhe infermierësh, të cilët pa asnjë tepri mund të konsiderohen të shkëlqyer dhe të cilët kanë bërë, mund them pa e tepruar mrekulli dhe një realiteti teknologjik minimalisht i domosdoshëm i cili mungon, qoftë në pikëpamje të imazherisë, qoftë në pikëpamje të ekzaminimeve laboratorike, por edhe të furnizimit me barna dhe me reagjentët e domosdoshëm, që e bëjnë të funksionojë një shërbim traume, i cili është një shërbim pa alternativa".
SITUATA KRITIKE NË ÇDO ORË, NUK PRET MINUTË PAS MINUTE
"Pra, është unik në territorin e Shqipërisë. Kjo situatë është kritike në çdo orë. Në atë shërbim paraqiten raste jo të zakonshme. E them me sarkazëm të lehtë, që nuk paraqiten për një rrufë apo për një kollë, por paraqiten me trauma tepër të rënda dhe kritike. Kjo situatë atje në këto kushte në të cilat punohet paraqet një problematikë, e cila nuk pret minute pas minute".
APEL QEVERISË PËR MASA EMERGJENTE, AJO AS NUK PRONONCOHET
"Ndaj apeli ynë në këtë moment shkon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek qeveria, e cila duhet të adaptojë masa të karakterit emergjent, ndërkohë që qeveria e ardhshme do të jetë e orientuar të marrë masa të karakterit afatmesëm dhe afatgjatë për një strukturë jetike siç është struktura e Spitalit Ushtarak, por ndërkohë në gjithë këtë periudhë, që kemi përpara deri në ardhjen e qeverisë së re, qeveria aktuale, e cila në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme as nuk prononcohet, as nuk merr masa konkrete, duhet të lërë me nxitim pushimet", ka theksuar Vasili.
NJË QEVERITAR S'MUND TË KETË PUSHIME PA ZGJIDHJET AKUTE PËR SPITALIN USHTARAK
"Një qeveritar nuk mund të ketë pushime dhe plazh, por duhet të jetë atje në krye të detyrës dhe t’i kthejë përgjigje kësaj çështjeje, sepse besoj ka shumë më tepër vlerë për jetën e njerëzve që të zgjidhen problemet akute të Spitalit Ushtarak duke bërë lloj–lloj zgjidhjesh, duke ofruar aparaturat, duke bërë instalime emergjente të aparaturave të reja, duke ofruar shërbim alternativ për të mundësuar shërbimin laboratorik deri në zgjidhjen përfundimtare, por duke u dhënë zgjidhje problemeve. Zgjidhje ka plot dhe të shumta".
QEVERIA MUND TA ZGJIDHË, POR ËSHTË INDIFERENTE NË KURRIZ TË QYTETARËVE
"Qeveria ka instrumentet për ta bërë këtë gjë, por kjo indiferencë bie në mënyrë drejtpërdrejtë në kurrizin e qytetarëve, të cilët ky shërbim përballon qytetarë me probleme jetike shëndetësore shumë të rënda jo vetëm për momentin, por edhe pas kalimit të traumës, të cilat po nuk u trajtuan mirë mund t’i shoqërojnë gjithë jetën me invaliditete".
KRYEMINISTRI DHE MINISTRI I SHËNDETËSISË, ZGJIDHJE QË NESËR
"Ndaj për këtë arsye, mendoj dhe kërkojmë që kryeministri dhe ministri përkatës i Shëndetësisë të inspektojnë urgjentisht dhe t’i japin zgjidhje situatës, duke filluar nga dita e nesërme. Edhe në këtë moment që po bisedojmë bashkë kolegët e mi, sepse në fund të fund para çdo gjëje unë jam mjek, po përballen me vështirësi të jashtëzakonshme dhe po adaptojnë zgjidhje, të cilat falë profesionalizmit shumë të lartë kanë bërë të mundur, që të dalin faqebardhë, sepse po të ishte për kushte të cilat iu janë ofruar dhe gjendjen të në të cilën ndodhen mund të kishin bërë dhe do të bënin shumë më pak se kaq dhe nuk do të ishin fajtorë për këtë gjë".
QEVERIA TË LËVIZË FOKUSIN NGA ZYRAT E PARTISË, E TË SHPËTOJË JETË NJERËZISH
"Besoj se më së fundmi kjo qeveri, ndonëse në ikje, por është ende në detyrë dhe në funksionet shtetërore që mbulon, të lëvizë fokusin nga halli i disa zyrave më shumë dhe ca lukseve partiake, por të zgjidhë situatën dhe të shpëtojë jetë njerëzish, sepse një ekzaminim i munguar, një ekzaminim laboratorik i pakryer, një ndihmë e pa dhënë në momentin e duhur të kohës, mund të shkaktojë humbje të pashmangshme të jetës së njerëzve. Kështu që duke u solidarizuar tërësisht me shqetësimet madhore që kolektivi atje ka, kjo thirrje e jona është një thirrje detyruese për qeverinë e cila duhet të reagojë në mënyrë të menjëhershme, madje në pikëpamjen time jo nga nesër, po që nga sot sepse mundësi për të vepruar ka me bollëk".
MEDIAT, TË ORIENTUARA TE ZYRAT E PARTISË E JO TE JETËT E NJERËZVE
"Në radhë të parë dhe mbi të gjitha, problemi më kritik në momentin e sotëm është që vëmendja e medias dhe për fat të keq vëmendja e opinionit publik po orientohet drejt problemit të disa zyrave të një partie, në vend të që të orientohet drejt problemit, ne të gjithë mund ta bënim këtë konferencë shtypi në mjediset e spitalit ushtarak, ku luftohet për jetën, ku do të shikoni që dhjetëra njerëz me kushte shumë të vështira vërtet përballen me jetën dhe kolegët tanë mjekë dhe infermierë luftojnë me të pamundurën, me pamundësitë që kanë teknike, objektive, të barnave etj. dhe nevojës për të dhënë jetë. Këtu duhet të ishte fokusi kryesor", ka kritikuar Vasili.
Lexoni me shume
ShQUP, Vasili: Para ligjit kushdo, edhe Presidenti
ShQUP, Berisha: Mazhoranca e re, rrezik kombëtar
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Spitali Ushtarak, shtretërit jashtë, familjarët flenë në lulishte
rrezik, qeveria fokus zyrat PD">