Vasilika Hysi: Situata në njësinë 7
e turpshme, merruani ushqimet!

Vasilika Hysi: Situata në njësinë 7<br />e turpshme, merruani ushqimet!
TIRANË - “Fushata e PD-së në Njësine 7, e turpshme dhe fyese”. Kështu e ka nisur reagimin e saj në faqen e saj në Facebook, kandidatja e PS, Vasilika Hysi, rivale e kandidatit të PD, Gazmend Dibra në këtë njësi.

“Kush luan me varfërinë e qytetarëve në prag të zgjedhjeve nuk e meriton votën e tyre”, vijoi Hysi. Ajo kujtoi se “për 8 vjet nuk shkeli asnjë qeveritar dhe deputet i mazhorancës në këtë njësi”.

“Disa kuti me ushqime gjatë fushatës nuk e shmangin humbjen e thellë në 23 qershor dhe revoltën e njerëzve të thjeshtë, që konsiderohen thjesht numra nga qeveria", theksoi Hysi.

Ajo, në fund, u bëri qytetarëve, atë thirrje që ka bërë shpesh edhe kryesocialisti Edi Rama: "Merrini kutitë me ushqime, pasi me lekët tuaja janë blerë dhe ndëshkojini me votë miq! Kjo është forca juaj!"
vasilika hysi facebook
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin

Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin