Zjarret në Shkodër/ Situata drejt normalizimit! Neutralizohen flakët në fshatin Tepe dhe në Fushë Arrëz! Shuhen vatrat në malin e Cukalit dhe Qafë Mal

Duket se po shkon drejt normalizimit situata me zjarret në vend, ku janë vënë nën kontroll dy vatrat më të rrezikshme, ajo në Fushë-Arrës dhe në fshatin Tepe.

Flakët ngallën jo pak panik e frikë te banorët mëngjesin e sotëm, duke rrezikuar shtëpi dhe xhaminë e fshatit, por fatmirësisht zjarri u vu nën kontroll brenda pak orëve, pa lënë pasoja.

4 mjete zjarrfikëse të MNZSH Shkodër ishin në terren dhe bënë të mundur izolimin e flakëve dhe pengimin e tyre për t'iu afruar banesave që ndodhen aty pranë.

Drejtori i zjarrfikëses Agron Dibra tha se zjarri në Tepe ka qenë i qëllimshëm. Njerëzit sipas tij djegin në mënyrë të papërgjegjshme dhe pastaj kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve.

"Për momentin zjarri është i fikur, pasi jemi njoftuar kanë ardhur makinat e shërbimit, 4 auto jete të shërbimit zjarrfikës. Me shumë përkushtim u arrit që zjarret të fiken në një periudhë të shkurtë. Përmasat që kishte në fillim pasi u rrezikuan shumë banesa. Apeli i parë te policia pasitë vërë para përgjegjësisë penale përgjegjëst, është zjarrvënie e qëllimshme. I bëj thirrje policisë të vërë para përgjegjësisë ligjore.

Situata e zjarreve në Shkodër, deri tani kemi pasur 6 vatra zjarri në Guci 3 në shtoj në Hot, në shumë vende në shkurre e ferra, njerëzit në mënyrë të papërgjegjshme vazhdojnë të djegin pastaj kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve. Efektivët janë pak sepse kështu kanë mbetur, por duhet shumë më tepër”, tha Dibra

Ndërkohë më e qetë paraqitet situata edhe në Fushë-Arrëz, ku flakët janë vënë nën kontroll. Po ashtu edhe një tjetër vatër zjarri në fshatin Qafë Mali është shuar plotësisht. Edhe në Okol në Theth janë shuar flakët, ndërsa bëhet me dije se janë djegur 30 hektarë me dëllinja e shkurre.

Pasditen e sotme pati një riaktivizim të vatrave të zjarri në malin e Taraboshit, por fatmirësisht u vu nën kontroll në një kohë të shpejtë, nga ndërhyrja e tre mjeteve zjarrfikëse. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa flakët u shuan pas një ore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Shkodër/ Shuhet vatra e zjarrit në malin e Cukalit, vihen nën kontroll flakët në Fushë-Arrëz

Situata me zjarret në Shkodër duket se po shkon drejt normalizimit, ku bëhet me dije se janë shuar tërësisht flakët në malin e Cukalit. Ndërkohë edhe në Fushë-Arrës flakët janë vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të zjarreve. Fatmirësisht situata nuk paraqitet problematike. Po ashtu edhe një tjetër vatër zjarri në fshatin Qafë Mali është shuar plotësisht dhe po ashtu edhe në Okol në Theth janë shuar flakët, ndërsa bëhet me dije se janë djegur 30 hektarë me dëllinja e shkurre.

Ora 12:24
Zjarret në Shkodër, drejtori i emergjencave: Dy vatra aktive në vend! Situata më problematike në Fushë-Arrëz, rreth 30 hektarë pyje nën 'pushtetin' e flakëve

Drejtori i emergjencave në Bashkinë e Shkodrës Pëllumb Dani ka dhënë informacione në lidhje me situatën e zjarrit në qytetin e Shkodrës, duke thënë se për momnetin janë vetëm dy vatra aktive .Në një dalje për mediat ai është shprehur se vijon të mbetet aktive një vatër zjarri në Bashkinë Fushë Arrëz. Sipas tij, kjo vatër është aktivizuar ditën e djeshme dhe ka djegur rreth  30 hektarë të pyllit. Dani ka bërë me dije se ditën e djeshme në këtë zonë është ndërhyrë me helikopter për rreth dy orë, ndërsa vijon edhe sot puna për shuarjen e flakëve ku në mbështetje kanë shkuar edhe 30 ushtarë.

Drejtori i emergjencave civile në Shkodër ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 3 vatra zjarri në Malësinë e Madhe ndërsa vijon të mbetet një vatër aktive në Bashkinë Vau i Dejës.

"Gjatë 24 orëve të fundit, në Bashkinë Shkodër rreth orës 21:45 të datës 4 gusht kemi pasur një vatër zjarri shumë të vështirë dhe të rrezikshëm në lagjen tepe të Bashkisë. Janë angazhuar në këtë operacion për fikjen e flakëve 4 mjete të MZSH Shkodrës dhe 12 forca të kësaj të strukture. Në mbështetje kanë qenë edhe strukturat e policisë. Në Bashkinë Malësi e Madhe kemi pasur gjatë ditës së djeshme tre vatra zjarri lokale, në shkurre dhe ferra, kemi pasur dhe djegien e një banese, ku me ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëses kemi ndaluar djegien e mëtejshme dhe shuarjen e zjarrit të tre vatrave e tjera. Vatra e zjarrit shumë e vështirë ka qenë në Bashkinë Fushë-Arrëz, kjo vatër zjarri ka nisur me datë 3 dhe ka vijuar deri me datë 4, e cila është shuar. Por në drekën e orës 4 kjo vatër zjarri është riaktivizuar dhe ka marrë përmasa shumë të shpejta duke përfshirë rreth 30 hektarë të pyllit Fushë-Arrëz dhe në pamundësi për të ndërhyrë me forca njerëzore u bë e mundur ndërhyrja nga ajri. Gjatë ditës së djeshme ka punuar përreth 2 orë helikopteri. Kanë marrë pjesë rreth 100 forca për fikjen e flakëve. Kjo situatë vijon edhe sot, sot kemi dërguar edhe 30 ushtarë të Vaut të Dejës që po punojnë dhe janë në neutralizim e sipër të flakëve. Sa i përket Bashkisë Vau i Dejës, gjatë ditës së djeshme është aktivizuar përsëri një vatër zjarri në Sukal, që kemi një javë që po punojmë në këtë vatër", tha Dani.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi