Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur pasditen e sotme në fshatin Plan i Bardh të bashkisë Klos ku për pasojë rrezikohen dy banesa. Një ditë më parë, flakët përfshinë dy shtëpi të pabanuara.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset si dhe forcat e ushtrisë, por flakët po favorizohen nga temperaturat e larta dhe era duke e bërë të pamundur ndërhyrjen, ndaj kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e shkakut të zjarrit.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ Shmanget rreziku ndaj banesave në Çikallesh të Kavajës, ndërhyhet me avion! Vatër e re në Klos, digjen 180 ha pyje në Mallakastër (VIDEO)