Një vatër zjarri ka shpërthyer në masivin pyjor mbi qytetin e Milotit duke krijuar një situatë problematike për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.
Bimësia e dendur në zonë favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa flakët dhe tymi po afrohen drejt zonës së banuar, duke rritur shqetësimin për banorët dhe objektet pranë saj.
Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kurbin, së bashku me strukturat e tjera të emergjencave, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e avancimit të flakëve.
Për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur, ndërhyrja paraqitet e vështirë, ndërsa vijon monitorimi i situatës për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm për zonën e banuar.
Sipas prefektit të qarkut Lezhë, Taulant Malshi, i cili ndodhet në vendngjarje, situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe afërsisë së vatrës së zjarrit me banesat.
Për shkak të vështirësive në ndërhyrjen nga toka dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, e favorizuar nga bimësia e dendur, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur rrezikimin e zonës së banuar.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të jenë të angazhuara në terren, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë në ndihmë të zjarrfikësve të Kurbinit kanë shkuar dhe ata të Lezhës e Kamzës.
Lajmi kryesor:
Pamje me dron/ Flakët në Gojan të Pukës, 3 helikopterë në terren! Evakuohen tre familje! Zjarri djeg edhe masivin pyjor në Milot, banesat në rrezik








