Vatikan,Donald Trump shtrëngon
dorën me Papa Franceskun

Vatikan,Donald Trump shtrëngon<br />dorën me Papa Franceskun
"Është një nder i madh të jem këtu. Nuk do ta harroj kurrë mesazhin e tij ” ishin këto fjalët e para të presidentit Trump gjatë shtrëngimit të duarve me Papa Franceskun  i cili e mikëpriti në Vatikan .

Për herë të parë dy nga njerëzit më të fuqishëm në botë u takuan këtë te merkure pas një sërë deklaratash aspak mikpritëse nga të dyja palët.

Pak kohë më parë Ati i Shenjtë ka kritikuar qëllimet e Trump për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën.

Pjesë e kritikave kanë qënë edhe  politikat e manjatit kundër fesë islame e emigrantëve ndërsa Trump nuk ka denjuar të përgjigjet.

Por gjatë takimit të sotëm ka patur shtrëngim duarsh, një bisedë private të foksuar tek paqja dhe shkëmbim përshëndetjesh .

Përveç tre dokumente magjistrale që At ii Shenjte i dhuron çdo kreu i shtetit Papa Francesku i përcolli Trump mesazhin e paqes.

Presidenti amerikan  mori dhuratë   edhe kopjen e firmosur të mesazhit të përcjellë prej tij në Ditën Botërore të Paqes dhe 3 shkrime të rëndësishme të vetat, përfshirë atë të vitit 2015 mbi nevojën për mbrojtjen e ambientit.

Mes dhuratave ishte dhe medalionin ku është shënjuar gjethja e ullirit. simboli i paqes.

”Kjo dhuratë është për ju që të jeni përcueës i paqes” iu drejtua Ati i Shenjtë manjatit i cili po ashtu kishte rezervuar një dhuratë për Papa Franceskun, një kuti blu me librat e Martin Luther King.

Zonja e Parë Melania dhe vajza Ivanka të veshura me të zeza dhe me vello  duke respektuar protokollin ndonëse nuk morën pjesë në takimin me dyer te mbyllura u pritën
dhe shtrënguan duart me Atin e Shenjtë.

Trump mbërriti në Romë pasditen e djeshme dhe nën masa të forta sigurie udhëtoi drejt San Pietro në Vatikan.

Pas takimit me Papën, axhenda e Trump vijoi me presidentin e Italisë Sergio Mattarella dhe kryeministrin Paolo Gentiloni.

Ndalesa e Trump në Romë është pjesë e turit të tij të parë ndërkombëtar ,ku pasi udhëtoi në Arabi, Izrael Palestinë, Kreu i shtëpisë së Bardhe shkon në Bruksel, për t’u takuar me udhëheqësit e NATO-s dhe më pas në Siçili, për takimin e G7-ës, ndalesa e fundit e udhëtimit të tij 9-ditor jashtë vendit.


[gallery]22415[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024