Vatikan, nxorri sekretet në media
arrestohet shërbëtori i Papës

Vatikan, nxorri sekretet në media<br />arrestohet shërbëtori i Papës
QYTETI I VATIKANIT – Në fund, fajtori është gjithmonë shërbëtori. Si në çdo roman “misteresh”, është kapur me dokumente të rezervuara dhe është arrestuar Paolo Gabriele, “ndihmues dhome” i Papës, që dyshohet nga Xhandarmaria e Vatikanit se është personi që i kalonte gazetarëve dokumente sekrete të Selisë së Shenjtë. Lajmi është bërë i ditur nga zv/drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, At Ciro Bendettini.

Arrestimi i tij vjen një ditë pas vendimit të Këshillit Mbikqyrës të IOR (banka e Papës) që të shfuqizojë presidentin Ettore Gotti Tedeschi, me akuzën se nuk ka kryer funksione të një rëndësie primare për pozicionin e tij.

Xhandarmaria e Vatikanit ka arritur të zbulojë një numër të madh dokumentash sekrete në një apartament në rrugën Porta Angelica, ku Paolo Gabriele, shërbëtor i Benediktit XVI, banon me gruan dhe 3 fëmijët. Pak më shumë se 40 vjeç, ai punon për Papën që prej vitit 2006.
Sipas medias italiane, nuk mungojnë dyshimet që Gabriele është vetëm një “kokë turku”, ndonëse duke qenë ai një person i afërt me Papën, arrestimi nuk është kryer duke u nxituar.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie