Papa Françesku
VATIKAN, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Droga nuk luftohet me drogë, kritikoi sot papa Françesku duke i rekomanduar shoqërive që të dinë t'i thonë "jo" të gjitha llojeve të drogave duke përfshirë edhe drogat e lehta dhe substancat shpesh të ligjëruara.
Duke pritur pjesëmarrësit e "International Drug Enforcement Conference" që përfundoi dje në Romë, papa kritikoi ligjërimin e drogave të lehta, pa llogaritur se ato janë shumë të diskutueshme në aspektin legjislativ.
"Dua të them shumë qartësisht se droga nuk mundet me drogë. Droga është një e keqe dhe me të keqen nuk mund të bëhen lëshime ose kompromise", kritikoi papa, i cili kur ishte arqipeshkv në Buenos Aires, ishte shumë i vëmendshëm ndaj degradimeve që sillte tek të rinjtë droga./
/G.S/  a.jor.