VATIKAN - Siria rrezikon që ta çojë Botën drejt luftës së tretë botërore. Kjo është deklarata që ka ardhur mesditën e sotme nga Selia e Shenjtë në Vatikan. Siç raporton  Tgcom, deklarata është bërë rreth orës 13.00 nga përfaqësues të Vatikanit.
 
Të dielën (1 shtator 2013) ishte Papa Françesku bëri një apel për paqe. "Kurrë më luftë", ka deklaruar Papa, duke përsëritur kundërshtimin e Vatikanit ndaj gjakëderdhjes.
 
Papa tha se do të mbajmë një ditë agjërimi dhe lutjeje për paqe në Siri në datën 7 shtator. "Nuk është përdorimi i luftës dhe dhunës ajo që do të sjellë paqen,"-  theksoi Papa, duke u bërë thirrje palëve në Siri që të "mos shikojnë interesat e tyre, por të marrin guximin dhe vendimin, që nëpermjete bisedimeve, të zgjidhin problemet. Me gjithë forcën time iu kërkoj palëve në konflikt të dëgjojnë zërin e ndërgjegjes së tyre.  
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)