Vatikani ka deklaruar se ka nënshkruar një marrëveshje historike së bashku me Kinën. Kjo marrëveshje e përkohshme që është nënshkruar nga të dy shtetet, do t’i jepte Vatikanit të drejtën që të emërojë peshkopë në Kinë.
Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendësministrat e Jashtëm të të dyja vendeve në Pekin, teksa Papa Françesku ka nisur sot turneun e tij katërditorë në shtetet e Baltikut.
Vatikani ka bërë të ditur se marrëveshja “nuk është politike, por fetare”. Në deklaratë, megjithatë, nuk është përmendur Tajvani, të cilën Vatikani e njeh diplomatikisht, por jo dhe Kina.
Mirëpo rreth 12 milionë besimtarë katolikë në Kinë, janë të ndarë në mes të besnikërisë së tyre për Vatikanin dhe Asociacionit Katolik që mbështetet nga shteti.