VATIKAN - Papa Gjon Pali II,  që e udhëhoqi Kishën Katolike për gati 27 vjet dhe Papa Gjoni XXIII do të shpallen shenjtorë. Këtë e deklaroi sot Vatikani, sipas të cilit, Papa Francesku I kishte miratuar një mrekulli të dytë që i atribuohet Gjon Palit, i cili u zgjodh në vitin 1978 si papa i parë joitalian në 450 vjet dhe vdiq në vitin 2005.

Vatikani tha gjithashtu se Papa Gjoni XXIII, i cili mbretëroi në vitet 1958-1963, do të bëhet një shenjtor edhe pse prej tij është miratuar vetëm një mrekulli që nga vdekja. Ceremonitë e shentërimit ka të ngjarë të mbledhin qindra e mijëra njerëz.

Gjon Palit i është njohur si mrekulli kërkesa drejtuar Perëndisë për të kuruar një murgeshë franceze që vuante nga sëmundjea Parkinson. Mrekullia e dytë i atribuohet kurimit të pashpjegueshëm të një gruaje në Kosta Rica, që iu fal atij për ndihmë me gjendjen e saj mjekësore në ditën e lumnimit të tij. Dy mrekulli të konfirmuara kërkohen zakonisht sipas rregullave të Vatikanit, për deklarimin e një shenjti. Në rastin e Papa Gjon XXIII, i cili ishte i njohur si "Papa i mirë", Papa Francesku I hoqi rregullat zakonore që kërkojnë një mrekulli të dytë pas lumturimit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)