Vau i Dejës rrëzon kandidaturën
 e vetme për kryetar PS-je

Vau i Dejës rrëzon kandidaturën<br /> e vetme për kryetar PS-je
Pas Përmetit, Vau i Dejës bëhet bashkia e dytë në vend që rrëzon me votë një kandidaturë të Kryesisë së PS-së për drejtimin e degës së  partisë. I përzgjedhuri i koordinatorit Ditmir Bushati Sokol Shkreli, ishte kandidatura e vetme, edhe pse baza ksihte propozuar më shumë se një emër. Skualifikimi në Tiranë i emrave alternativë dhe miratimi i një emri të vetëm, ka revoltuar anëtarësinë e asamblesë socialiste. Shkreli ka humbur garën me vetveten pasi ka marrë vetëm 27 vota pro nga anëtarët e asamblesë socialiste të bashkisë Vau Dejës, kundrejt 30 votave kundër dhe 1 abstenimi. Në këto kushte, pritet që zgjedhjet në këtë bashki të përsëriten. Zgjedhjet janë zhvilluar dhe në bashkitë e tjera të qarkut të Shkodrës. Në bashkinë e Malësisë së Madhe me rreth 99. 7% të votave, ku 103 anëtarët kanë zgjedhur me 101 vota pro Lulzim Zarën në krye të PS- së.

Ndërkohë, Arvit Osja është kryetari i partisë socialiste bashkia Shkodër. Ai mori 168 vota pro dhe 15 kundër nga 183 anëtarë të asamblesë që votuan, teksa në listat e votuesve kanë qenë 212 anëtarë.  Dje është votuar edhe në qarkun Berat. Në Bashkinë e Beratit, 152 anëtarë të asamblesë së kësaj partie votuan duke i dhënë aprovimin kandidaturës së vetme të Valbona Zylyftari. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv