Vau i Dejës, Basha: 300 mijë
shqiptarë ushqehen 1 herë në ditë

Vau i Dejës, Basha: 300 mijë<br />shqiptarë ushqehen 1 herë në ditë<br /><br>
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri dje përgjegjëse qeverinë për varfërinë dhe humbjen e shpresës tek shumica e shqiptarëve, të cilët nuk kanë më mundësi për të paguar faturat e shtrenjta dhe taksat e rritura.Në një takim me demokratët e Vaut të Dejës Basha tha se 50 biznese mbyllen çdo ditë, 300 mijë shqiptarë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa 100 mijë të rinj janë larguar nga Shqipëria në 4 vjet.

“Çfarë është kjo gjendje, çfarë është ky vend ku nga çiftet e reja e deri tek pensionistët, i ka kapluar i njëjti mjerim ekonomik?! Problemi vjen nga ata që kemi në krye, nga një aleancë hajdutësh dhe kriminelësh, që mendojnë vetëm për veten e tyre. Shqiptarët bëjnë përpara në Evropë, sepse në asnjë vend të Evropës nuk ka një kryeministër sharlatan dhe të lidhur me kriminelët siç është Edi Rama dhe banda e tij në pushtet”, tha kryetari i Partisë Demokratike.

Në aktivin e Vau të Dejës kreu i opozitës vuri në dukje se protesta e 27 janarit është për të thënë me zë të fortë se shqiptarët nuk pranojnë një qeveri, që nuk e ka fatin të lidhur me fatin e tyre. “As nuk kanë asnjë ndjeshmëri. Ndaj shpresa e vetme është t’i themi STOP emigrimit, t’i themi STOP dëshpërimit. Të bashkohemi më 27 janar për të marrë fatin tonë në duart tona”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.​

Vizita
Në Vaun e Dejës, zonën që furnizon me energji Shqipërinë, Basha vizitoi shtëpinë e të moshuarit Jak Vjerdha, që prej disa ditësh jeton në errësirë me bashkëshorten, sepse nuk ka para për faturën e dritave. Ata treguan se pjesa me e madhe e pensionit të të dyve, 13 mijë lekë, shkon për ilaçe. Kreu i opozitës tha se qeveria po përdor dy standarde për shqiptarët, për shumicën taksa dhe fatura më të larta për të paguar, ndërsa për pakicën zero taksa.

 “Duhet të ngrihemi të gjithë të shpëtojmë vendin e njëri-tjetrin nga kjo situatë. Sepse taksat janë rritur. Çmimi i energjisë është rritur. Çmimi i ujit do të rritet prapë. Për të varfrit nuk ka asnjë shpresë me këtë qeveri. Ndërkohë, po u heq taksat hoteleve me 5 yje. Hotelet me 5 yje nuk paguajnë taksa, ju paguani ose përndryshe jua heqin dritat. Kjo është padrejtësi. Të bashkohemi të gjithë ta ndryshojmë, s’kemi rrugë tjetër”, tha Basha.

Basha me të varfrit
Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha në prag të protestës së 27 Janarit ka vizituar dy familje të varfra. Basha zgjodhi familjen e Xhemal Domit dhe Baftjar Dokut, të cilat jetojnë me ndihmë ekonomike. Basha dëgjoj kryefamiljarët për vështirësitë që kanë për të siguruar ushqimin. Kreu i opozitës bëri thirrje për qytetarët që t’i bashkohen protestës së 27 Janarit për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë Rama.

“Në familjet e Xhemal Domit dhe Baftjar Dokut, të cilat jetojnë me ndihmë ekonomike. Kryefamiljarët më treguan për luftën e përditshme për të siguruar bukën e gojës të fëmijëve të tyre. Ndihma ekonomike mjerane nuk mjafton! Në 27janar do t’i themi ndal kësaj qeverisjeje që i ka braktisur njerëzit e thjeshtë. Bashkohu”, shkruan Basha.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane