/ ATSH- N.Lena/ - Në qoftë se do t'i referohemi kësaj fotoje, do të kuptojmë se ndodhemi poshtë digës së Liqenit Artificial në Tiranë.
Në vendin ku sot ndodhen makineritë e gërmimeve, ka qenë një ambient i pyllëzuar me pisha të buta, një park ku shlodheshin të moshuarit e loznin fëmijët.
Pishat nuk janë më dhe aty po gërmohet për të ngitur një kompleks betoni 17 katësh. Zona e Liqenit Artificial është quajtur edhe si mushkria e Tiranës, por tashmë ajo është një "Mushkëri"në lëngim nga ndërtimet e pa kontrolluara. Ndërtimi po kryhet jo më larg se 10 m. larg Digës së këtij Liqeni pa mar parasyshë rrezikun që kanoset nga dëmtimi dhe prishja e saj. Ka ligje që ndalojnë ndërtimet poshtë digave,por ato shkelen dhe nuk zbatohen kur bëhet fjal për biznes të fuqishëm.
Qytetarët e Tiranës kanë dalë disa herë në protesta për këtë dëmtim të madh që po i bëhet ambientit dhe natyrës së qytetit,por askush nuk i ka dëgjuar ankesat e tyre. Bashkia e Tiranës duhej të kishte reaguar për këtë masakër urbane dhe ta kishte ndaluar menjëherë. Është detyra e saj të kujdeset për lejet e ndërtimit dhe mjediset publike të qytetit. Por edhe një vendim i qeverisë për shpronësimin e tokës poshtë digës së liqenit, për interesa publike, do ta shpëtonte këtë zonë të parkut të vetëm të Tiranës
/Shqiptarja.com